Demo: Theksoi rritjen e mbrojtjes civile për përballimin e zjarreve dhe të emergjencës

Shqipëria po forcon kapacitetet e mbrojtjes civile për t’iu përgjigjur sfidave që sjellin ndryshimet klimatike dhe rritja e rrezikut nga zjarret. Kështu deklaroi ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Bazën Ajrore të Farkës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Demo theksoi rëndësinë e gatishmërisë, koordinimit mes institucioneve dhe investimit te burimet njerëzore për përballimin e situatave emergjente.

Sigal

“Sot mbrojtja civile moderne mbështetet te parandalimi, gatishmëria dhe koordinimi. Në Shqipëri, ndryshimet klimatike, temperaturat në rritje dhe zjarret gjithnjë e më të shpeshta e bëjnë të domosdoshëm forcimin e kapaciteteve dhe investimin te njerëzit”, u shpreh ministri.

Ai vlerësoi rolin e bashkive dhe të shërbimeve zjarrfikëse, duke i cilësuar ato si vijën e parë të reagimit në territor.

“Investimi te zjarrfikësit është investim i drejtpërdrejtë në sigurinë e qytetarëve. Asnjë sistem nuk është më i fortë sesa njerëzit që e mbajnë atë në këmbë”, tha Demo.

Ministri bëri të ditur se, krahas investimeve për rritjen e kapaciteteve operacionale, qeveria ka ndërmarrë masa edhe për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të shërbimit zjarrfikës dhe të Forcave të Armatosura.

Sipas tij, me aktin normativ të miratuar së fundmi janë njohur dhe miratuar detyrimet financiare që lidhen me orët shtesë të punës, si një vlerësim për angazhimin e strukturave të emergjencës në terren.

Në përfundim, Demo theksoi se të gjitha institucionet përgjegjëse janë në koordinim të plotë për të përballuar situatat e mundshme emergjente që mund të krijohen si pasojë e temperaturave të larta dhe rritjes së rrezikut nga zjarret.

PasPlas keq mes Argjentinës dhe Brazilit, Milei: Lula da Silva është hajdut, financoi komplotin kundër nesh

ARTIKUJ TE NGJASHEMME SHUME

Plas keq mes Argjentinës dhe Brazilit, Milei: Lula da Silva është hajdut, financoi komplotin kundër nesh

Vodhi kopjen e marrëveshjes me SHBA-në dhe u largua me vrap, reagon Agron Shehaj

Kritikat për Kupën e Botës, Infantino: Kush ushqeu urrejtjen, humbi emocionet dhe gëzimin

U shoqërua nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

VIDEO/ Agron Shehaj rrëmben kopjen e vetme të marrëveshjes për kredinë 302 milionë dollarëshe dhe largohet me vrap

Marrëveshja ruse, Shevchenko i del kundër Pirlos: E dënoj atë që bëri

Taulant Balla: Marrëveshja 302 milionë dollarëshe me SHBA është historike, forcon mbrojtjen dhe partneritetin strategjik

Polemika në kombëtaren e Italisë për shkak të ‘basteve ruse’, Andrea Pirlo del nga skena për rolin e trajnerit! Maldini ka gati dorëheqjen, sot…

“Kali i Trojës” në epokën digjitale, Rama paralajmëron për rrezikun e manipulimit të informacionit