Liqeni i Shkodrës, “perla” e natyrës shqipatre

2102
Çel siparin festivali “Midhja, mbretëresha e Liqenit, mbretëresha e Sarandës”
Më 3 qershor 2016, pritet të hap siparin në qytetin e Sarandës festa më e re e qytetit, e quajtur “Festa e Midhjes”. Të pranishëm në këtë festë pritet të jenë jo vetëm qytetarët sarandiotë, por dhe qytetarë nga gjithë vendi, diaspora dhe turistë, që nuk ndërpresin së shijuari bukuritë e këtij qyteti jugor.
Ështe viti i pestë që kjo festë grumbullon mijëra vetë në qytetin e dyzet shenjtorëve dhe ka fituar zemrat dhe shijet kulinarike që të jep midhja për dashamirësit e saj. Tashmë festa e Midhjes përfaqëson një feste tipike të Sarandës.
Si erdhi kjo festë? Qytetarët sarandiotë e shihnin si boshllëk, të qytetit të tyre piktoresk, bregdetar, me port, turizëm e peshkim të zhvilluar t’i mungonte një festë e vet, “Made in Saranda”. 
Midhja “mbretëresha e Liqenit të Butrintit”
Me midhjen Saranda është rritur si qytet, ka 60 vjet që kultivohet e konsumohet ky frut deti, kur gjetkë as nuk njihej dhe as nuk hahej, edhe sikur t’ua falje. Argumentimin e zhvillimit te kësaj feste lokale e plotësoi dhe thënia e njohur në këto anë, që midhjen e etiketon si “Mbretëreshën e Liqenit” te Butrintit. Kjo feste i jep asaj dhe kuroren e Sarandes si mbretereshe. Tashme ka katër vjet, që Festa e Midhjes organizohet me këtë slogan: “Midhja, mbretëresha e Liqenit, mbretëreshe e Sarandës”.Thelbi i kësaj feste është që midhja të promovohet në qindra receta gatimi, të shijohet dhe të konsumohet në komunitet. 


Programimi i eventeve nga Bashkia e Sarandës
3 QERSHOR
Ø Ora 15.00: Pritja dhe akomodimi i të ftuarve Ø Ora 17.30: Nisja për në Ksamil (12 km)
Ø 18.00-18.15: Jepet sinjali i nisjes së festimeve me fluturime të Deltaplaneve dhe aeronautike mbi ishujt e Ksamilit
Ø Ora 18.30: Pritet shiriti i Panairit të Midhjes, te porta simbolike në zonën e Plazhit
Ø Ora 18.35- 20.00: Vizita dhe shijim i recetave të gatimit
Ø Ora 19.30: Të ftuarve të rëndësishëm u ofrohet një udhëtim me skafin turis-tik “Klea” në intinerarin Ksamil-Butrint e kthim ose përreth ishujve.
Ø 20.00-20.30: Konkurs për informacionin mbi midhjen (mes klasave të shkollës Ksamil)
Ø Ora 20.30-22.30: Performanca të ndryshme artistike, me pjesëmarrjen e grupeve të Bashkive në jug të vendit, këngëtarë, valltarë, numra cirku, koreografi etj.
Ø Ora 22.30: Darka për të ftuarit 4 QERSHOR
Ø Ora 10.30-10.35: Pritja e të ftuarve dhe autoriteteve nga Kryetarja e Bashkisë në pjesën e Pontilit pranë Farit të qytetit.
Ø Ora 10.45: Nga Sheshi i Limanit lëshohen tollumbacet e eventit, me slloganin e sezonit “2016 Saranda 3D: Diell-Det-Dashuri” dhe “Live by the sun & love by the sea”.
Ø Ora 11.00-11.30: Në Sheshin e Limanit bëhet pritja e autobusëve me 300 turistë të huaj, të cilëve u jepet çertifikimi “Miq të Sarandës”
Ø Ora 11.30-12.00: Vizitohet ekspozita e pikturës, e vendosur përbri Muzeut të Traditës, e ardhur enkas për eventin nga qyteti i Opatisë (Kroaci)
Ø Ora 12.00: Koktejl nga Kryetarja e Bashkisë, zonja Koka për autoritetet më të larta, në bordin e skafit turistik ”Klea”
Ø Ora 12.00-12.30: Vozitje me skaf në Gjirin e Sarandës
Ø Ora 12.30-13.00: Vizitohen pavionet e Panairit të sezonit “Verë 2016” përgjatë shetitores së Sarandës
Ø Ora 14.00: Dreka për të ftuarit
Ø 20.30-23.00: Koncerti i madh festiv buzë shetitores së Sarandës
Ø Ora 23.00: Darka për të ftuarit
BASHKIA SARANDE
Historia
I njohur në lashtësi si Palus Labeatis. Pasqyra e tij ujore gjendet në një lartësi 6 metra mbi nivelin e detit, dhe ka një sipërfaqe prej 368 km², nga të cilat 149 km² me një gjatësi brigjesh prej 57 km i përkasin Republikës së Shqipërisë; ndërsa 2/3 Malit të Zi, ku me 1983 e shpalli Park Kombëtar liqenin. Ka një breg shumë të larmishëm të tipit të ultë të “marsheve” në veri dhe shkëmbor në jug. Në bregun jugor shquhen plazhet në rrugën nga Shkodra për në Shirokë e Zogaj, ku më i madhi është Zalli i bardhë. Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshiqsh e 270 lloje shpendësh. Këto shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornitofaunës të Shqipërisë. Një perlë e kësaj pasurie është padyshim pelikani, zogu më i madh në Europë. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Në skajin jug-lindor shtrihet Shkodra, nga ku merr edhe emrin.
Liqeni i Shkodrës është i pasur dhe në faunë
Rreth 250 lloje shpendësh gjenden në liqen dhe rreth tij, ku gjysma janë migrues dhe pjesa tjetër folezon në brigjet e liqenit. Rreth 70% e llojeve të shpendëve të Shqipërisë ndodhen në liqenin e Shkodrës, ku vetëm në dimër numërohen rreth 40 lloje shpendësh si karabullaku, rosa të ndryshme, kryekuqi, bajukla, çafka, pulëbardha etj. Në pjesën shqiptare të liqenit gjenden shpendë të rralla si pelikani, lejleku, shqiponjat etj., ndërsa në livadhet e liqenit gjatë verës ka shumë zogj si bilbilat, bishtundëza, garguj, tusha etj. Numërohen 45 lloje peshqish, 12 prej të cilëve migrojnë në detin Adriatik si ngjala, qefulli, blini, kubla, levreku, shojza etj. Nga lumi Moraça dhe përrenjtë malorë, në liqen hyjnë trofta dhe ngjala, ndërsa karakteristikë për këtë liqen është krapi. Vlerat turistike të liqenit janë të mëdha, pasi aty ka një harmonizim të përkryer të terreneve malore, fushore e ujore, që i japin kësaj zone një pamje piktoreske. Zonat turistike të Shirokës dhe Zogajt, si dhe vendet piktoreske si Bregu i Ranës, Bishtiqendia, Stërbeqi, Grili, Shegani etj., janë cilësuar si vende të rralla. Liqeni i Shkodrës, në pjesën malazeze është shpallur “Park Kombëtar” që në vitin 1983, dhe që nga viti 1995 zonë “RAMSAR”, sipas konventës përkatëse. Në pjesën shqiptare të liqenit nuk ka faktorë të mëdhenj ndotës, pasi në këtë zonë mungon industria, por një ndotës i madh i këtij liqeni dhe, që, sipas specialistëve është një kërcënim i madh, është fabrika e aluminit, në kufi me Podgoricën në Mal të Zi, një ndër burimet më të rëndësishme ekonomike për shtetin fqinj. 
Peshqit shtegtarë, sidomos ngjalat, nëpër Bunë e Drin kalojnë në liqenin e Shkodrës dhe në liqenin e Ohrit dhe anasjelltas. Liqeni i Shkodrës, park nacional, është liqeni më i madh dhe rajoni më i madh i peshkimit në Gadishullin Ballkanik. Liqeni është edhe strehë vërri ose stacion “shtegtimi” për shumë shpendë shtegtarë. Këtu jeton edhe pelikani i rrallë (nesiti, gemi) shpendi më i madh notues i Evropës. Veçanti e liqenit është lotosi (kasarani), bimë me frutë që hahet dhe që rritet vetëm këtu. Është bime e çuditshme se, edhe pse rrënjën e ka në ujë, nuk bën frutë në qoftë se gjatë verës nuk bie shi. Në Kraja gjenden gërmadhat e kubeve të kishës dhe muret e kuvendit të Zonjës së Bekuar të Krajës. Për të mbrojtur biodiversitetin, para së gjithash është e nevojshme të ruhet habitati ku jetojnë speciet e ndryshme. Habitati, në fakt, përfaqëson vendin në të cilin karakteristikat fizike mjedisore janë ideale për zhvillimin e një lloji të caktuar apo të një tjetri. Me bimësinë e tij tipike të ambienteve të lagura nga ujrat e ëmbël, liqeni mirëpret shpendë shtegtarë që vijë qoftë nga Europa e Veriut ashtu edhe nga Afrika, të cilët përdorin ujrat ose brigjet e liqenit për të qëndruar në disa periudha të vitit. Mirëpret, gjithashtu, specie të shumta shpendësh joshtegtarë, përfshirë këtu disa specie të rralla si pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus, Bruch) (fig. 1.2.1), dallëndyshja e detit faqebardhë (Chlidonias hybridus, Pallas) dhe karabullaku i vogël (Phalacrocorax pigmeus, Pallas).
Si funksionon Drejtoria e Peshkimit në 12 qarqe
Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës është krijuar me VKM nr.719, datë 20.10.2011 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e drejtorisë së shërbimeve të midhjes dhe peshkimit, Sarandë”, ndryshuar me VKM nr.1068, datë 14.12.2013 ku ka marrë emërtimin “Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, më pas është ndryshuar me VKM nr.44, datë 29.01.2014 ku është përcaktuar Fusha e Veprimit dhe Detyrat përkatëse që renditen më poshtë, dhe me Urdhrin nr.96, datë 21.02.2014 i është shtuar “Sektori i Monitorimit dhe Kontrollit” me inspektorë në të dymbëdhjetë qarqet e vendit. 

Kështu struktura e Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës përbëhet nga: Sektori i Akuakulturës, Sektori i Financës dhe i Shërbimeve, Sektori i Menaxhimit të Porteve dhe Sektori i Monitorimit dhe Kontrollit.
Bazuar sa më sipër kjo Drejtori ka për mision përmbushjen e të gjitha shërbimeve të nevojshme shtetërore që lidhen me menaxhimin e infrastrukturës dhe të dhënave të peshkimit e të akuakulturës, si dhe garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në mbrojtjen e peshkimit dhe akuakulturës në Republikën e Shqipërisë.
Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës kryen këto detyra:
• Menaxhon infrastrukturën e peshkimit, përfshirë portet dhe qendrat e peshkimit.
• Grumbullon të dhënat e peshkimit.
• Harton programet e ripopullimit të kategorive ujore.
• Menaxhon qendrën dhe impiantet e midhjes Sarandë.
• Menaxhon ekonomitë e rasateve të peshkut në Zvezdë Korçë, të rasateve të koranit në Lin Pogradec dhe ekonomitë e tjera të rasateve të peshkut.
• Garanton respektimin e kërkesave ligjore në fushën e mbrojtjes së peshkimit dhe akuakulturës nëpërmjet monitorimit dhe inspektimit të veprimtarisë së peshkimit. Monitorimi dhe inspektimi i veprimtarisë së peshkimit kryhen nga sektori i monitorimit dhe kontrollit të peshkimit, pjesë e Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.
Sigal