43 parti të vogla propozime për zgjedhjet, ja çfarë kërkojnë

477
Kryetarët e disa partive të vogla i kanë dorëzuar një draft Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me reformën zgjedhore. Kreu i Partisë LZHK, Dashamir Shehi tha se janë 43 parti të vogla që kanë bërë këto propozime, duke theksuar se të gjitha propozimet janë të realizueshme. Shehi: Ne jemi një grup partish që nuk jemi të përfaqësuar në komisionin bipartizan. Ne jemi edhe zëri i partive të tjera që nuk janë në Kuvend. Komisioni u bë kohë që nuk po funksion dhe shpresoj të jetë një shtysë. 90% e propozimeve janë ato që ka propozuar opozita.
Ne ndryshojmë nga propozimet e Partisë Demokratike në dy elementë, këtu procesi do të administrohet nga sistemi i drejtësisë, jo më me numërues me teser partie në qafë. Kjo nuk ka funksionuar. Thelbi i propozimit është çështja e numërimit. Votim dhe numërim elektronik. Ditën që kjo do të arrihet, i bie valenca numëruesve. Një propozim tjetër është për emigrantët. Edhe listat e hapura, që do të thotë se gjysma e pushtetit të kryetarit të partisë bie poshtë dhe hierarkinë ta bëjnë qytetarët. Përtej kësaj, propozimi jonë është bërë nën nxitje për të stimuluar ata që drejtojnë t’u japin një drejtim këtyre punëve. Ka ardhur dita që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Institucioni i zgjedhjeve të rifitojë besimin popullor.
K Ë R K E S Ë
KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Kryetarit zotit LIR META
Lënda: Projekt-Ligj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.
Në mbeshtetje të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë Kreu I, Nisma Ligjvënëse, Neni 68, Propozimi i Ligjeve, pika 1. “ E drejta për të propozuar ligje i takon Këshillit të Ministrave, çdo Deputeti dhe 20 mijë zgjedhësve.”
I drejtohemi Kuvendit të Shqipërisë me nje Projekt Ligj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, shoqëruar me relacionin përkatës dhe objektivat që synojmë te arrihen me miratimin e tij, te cilat nuk mund te arrihen me instrumentat ligjore egzistues të Kodit Zgjedhor në fuqi.
Nëpërmjet këtij Projekt-Ligji synojmë harmonizimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë me legjislacionin e shteteve të Bashkimit Europian.
Ky projekt Ligj nuk ka asnjë efekt financiar që rrjedh nga zbatimi i tij.
Ky Projekt Ligj i Kodit Zgjedhor i thonë JO Komisioneve Zgjedhore Politike, i thotë JO Anëtarëve përfaqësues të Partive në Komisionet Zgjedhore, duke filluar nga KQZ e deri tek Komisionet e Numërimit të Votave.
Në asnjë shtet Anëtar të BE-së, nuk ndodh që partitë politike të jenë me Anëtarët e tyre pjesë e Komisioneve Zgjedhore, asnjë parti në vendet e BE-së nuk merr pjesë me përfaqësuesit e saj në Komisionet e numërimit të votave.
Të gjitha partitë pjesmarrëse në Zgjedhje kanë të drejtë në mënyrë të barabartë të kenë vetëm vëzhgues në procesin e numërimit të votave.
Në 25 vite të periudhës post komuniste Politika ka drejtuar e menazhuar proceset zgjedhore, në 25 vite Politika, nëpërmjet Anëtarëve në Komisione, përfaqësuesve të tyre, kanë numëruar votat e veta dhe të gjitha partive pjesëmarrëse në zgjedhje.
Këtë Projekt Ligj e mbështesin 48 parti (pesë parlamentare dhe 43 jo parlamentare) që kanë firmosur dokumentin, të cilat edhe pse kanë marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet Parlamentare dhe për Pushtetin Lokal, në asnjë rast gjatë 25 viteve nuk kanë pasur Anëtarë në Komisionet Zgjedhore të propozuar nga ato, si përfaqësues të subjekteve të tyre.
Politizimi i Komisioneve Zgjedhore ka bërë që në të gjitha rastet proceset zgjedhore janë kontestuar dhe janë akuzuar për parregullsi në votime, tjetërsim të votave, abuzim në procesin e numërimit e deri për vjedhje të votave të Partive që nuk kanë patur Anëtarët e tyre në Komisione Zgjedhore.
Në çdo rast Zgjedhjet kanë patur një numër të konsiderueshem vërejtjesh, rekomandime dhe prioritete përmes raporteve nga përfaqësuesit e OSBE/ODHIR
Nëpërmjet këtij Projekt- Ligji synojmë :
1.- Komisionet Zgjedhore të jenë të depolitizuara.
2.- Procesi zgjedhor të drejtohet dhe administrohet nga Gjykata e Lartë,
3.- Komisionet të përbëhen nga gjygjtarë, noterë, avokatë e prokurorë,
4.- Votimi të jetë elektronik dhe rezultati të dalë ditën e zgjedhjeve siç ndodh në të gjithë vendet e BE-së,
5.- Shqipëtarët jashtë Shqipërisë të marrin pjesë në votime në vendet ku ata jetojnë siç ndodh në shtetet anëtare të BE-së.
6.- Sistemi të jetë Proporcional Rajonal me Korektim Kombëtar.
7.- Listat e Kandidatëve të jenë të hapura.
8.- Barazi në pasqyrimin mediatik.
9.- Financim të barabartë për të gjitha Partitë Politike që marrin pjesë në Zgjedhje
Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
Dashamir Shehu
Agron Duka
Vangjel Dule
Nard Ndoka
Mirela Ferracaku
Eduard Ndocaj
P.S. Bashkelidhur
1. Projekt Ligji
2. Promemorja e Partive Politike
3. Lista e firmave të Partive Politike
Tiranë, më 30 Maj 2016
Sigal