Lleshaj: Aty ku ka vakum, shtrihen influencat. Opozita…

497
Sigal

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj teksa i ka kthyer një përgjigje analistit Fatos Lubonja për faktin se mazhoranca ka kapur thuajse të gjitha pushtetet, pohoi se atje ku ka vakum, shtrihen influencat.

I ftuar sot në emisionin “Real Story”, Lleshaj tha se opozita është tërhequr nga roli i saj, nga Kuvendi apo dhe nga bashkitë.

“Ka një gjë që meriton të diskutohet dhe të veprohet. Fakti se pse është e mundur kjo që qeveria zgjeron pushtet?! Ku ka vakum, shtrihen influencat. Nëse unë gjej një hapësirë, do ta zë. Pse është krijuar vakumi në Shqipëri?! Është krijuar se ata që kanë rolin të luajnë opozitën, janë tërhequr. Është krijuar një vakum që duhet mbushur. Mund të nxisë mosbesim. Por varet se si do të përdoret pushteti. Ai mund të përdoret pozitivisht. Opozita është tërhequr nga parlamenti, nga bashkitë. Tani ankohen se pse s’ka drejtues bashkish. Po i lanë vet.”, tha Lleshaj.