Pakësimi i bebeve uli në mënyrë drastike importet e rrobave

1087
Sigal

Pakësimi i numrit të bebeve ka sjellë që importet e rrobave për to të tkurren në mënyrë drastike…

Popullsia e Shqipërisë ka hyrë në një tendencë rënëse, me emigracionin në rritje dhe me reduktimin e lindjeve. Gjithashtu edhe familjet po bëhet gjithnjë e më të vogla, ndërsa çiftet e reja po zgjedhin të bëjnë një ose dy fëmijë.

Pakësimi i numrit të bebeve ka sjellë edhe rënien e kërkesës së rrobave për to. Sipas të dhënave nga Dogana, prej 2014-s importet e rrobave për bebe janë zvogëluar me më shumë se 3 herë. Totali i importeve të rrobave të bebeve në vitin 2014 ishte gati 10 milionë dollarë, ndërsa në po të njëjtin vit janë regjistruar 35,750 lindje.

Në vitin 2018, importet e rrobave të bebeve arritën në vetëm 2.8 milionë dollarë. Po ashtu edhe bebet që lindin në 2018-n ranë me 20%, krahasuar me vitin 2014, duke regjistruar vetëm 28,934 lindje.

Bebet shqiptare vishen me rroba turke

Pjesa më e madhe e rrobave të bebeve (rreth 60%) vinin nga Turqia në vitin 2018. Sa i përket sektorit të veshjeve të foshnjave në Turqi, në vitin 2016, eksportet  u rritën me 16,6% me një vlerë prej 269,5 milionë dollarë pavarësisht trendit në rënie të eksporteve totale të veshjeve. Veshjet e rrobave për bebe përbëjnë 65,1% të eksporteve të veshjeve të bebeve në Turqi, në Spanjë (12,17%),  në Gjermani (11,32%), në Irak (10,72%), në Mbretërinë  e Bashkuar (7,66%) dhe në Iran (6,97%) janë tregjet kryesore të eksportit.

Më pas renditet rrobat e bebeve që vijnë nga Kina, me 18% të totalit të importeve apo 497 mijë dollarë. Ndjekur nga importet që vijnë nga Italia më 16% të importeve apo 451 mijë dollarë, ndërsa në fund renditen rrobat që vijnë nga Bangladeshi dhe India me përkatësisht 5 dhe 1%.