Makinat, kontratat e sigurimit dhe primet e shkruara bruto rritën me 10 për qind

658
Sigal

Sigurimi i makinave mbetet pjesa më e rëndësishme e tregut të sigurimeve në vend e mbështetur kjo nga fakti që është i detyrueshëm. Për janarin të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se rritja e primeve të shkruara bruto në përqindje  ka qenë përafërsisht e njëjtë me rritjen e numrit të kontratave.

“Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar 2020 kapën vlerën mbi 1,375 milionë lekë, ose 9.63% më shumë se në janar 2019. Gjatë janarit 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 101,420 me një rritje 10.04% krahasuar me janar  2019.

Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.06 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.94% .Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.17% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.83% të totalit të tregut” raportoi AMF.

Sipas të njëjtit njoftim në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë janarit 2020 siguruan mbi 227 milionë lekë të ardhura në total.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

“Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë janarit 2020 arritën rreth 864 milionë lekë, ose 9.58% më shumë se në janar 2019. Produkti MTPL e brendshme, në janar 2020, pati një rritje prej 7.49 % të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 8.78% krahasuar me janar 2019. Produkti Karton Jeshil në janar 2020 pati një rritje prej 21.00% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 28.29% krahasuar me janar 2019.. Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar 2020, pati një rritje 16.23% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me janar 2019. Numri i kontratave gjithashtu u rrit me 13.64%” thuhet në raportin e AMF.

Sigurimi Vullnetar

“Primet e sigurimit vullnetar, gjatë janar 2020 arritën rreth 511 milionë lekë, 9.70% më shumë se në janar 2020. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 6.20% krahasuar me periudhën janar 2019. Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë janar 2020, patën rritje me 11.59% kundrejt janar 2020. Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë janarit 2020 siguruan mbi 227 milionë lekë të ardhura në total” sipas AMF.