Mbyllet pelegrinazhi në Tomorr/ Rreth 700 mijë pelegrinë në Malin e Shenjtë, Teqeja akuzon pushtetin vendor

Në Tomorr është mbyllur pelegrinazhi disa ditorë. Rreth 700 mijë pelegrinë vizituan Malin e Shenjtë teksa Teqeja ka akuzuar pushtetin vendor.

Sekretari i Përgjithshëm i Teqesë së Kulmakut, Zalo Qato, ka akuzuar pushtetin vendor, që nuk i ka mbështetur gjatë 7-ditëve të pelegrinazhit, raporton TCH.

Sigal

Përgjatë 7 ditëve në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut janë kryer ritet fetare të festës ku çdo pelegrin është falur për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Vetë pelegrinët shprehen se, çdo vit bëjnë qindra kilometra rrugë për të ardhur e për tu bërë pjesë e kësaj feste.

Teqeja e Kulmakut ishte vendin ku besimtarët ngritën çadrat e tyre duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.