Ndryshime në Kodin Penal, partnerët me dy bashkëjetesë në të njëjtën kohë do të dënohen me burg

27
Sigal

Teksa deri më tani e kemi quajtur problem moral thyerjen e besnikërisë në çift, në projekt-amendamentet e Kodit Penal, kjo do të jetë vepër penale e dënueshme deri në 3 vjet burg. Në ndryshimet e reja që pritet të bëhen në Kodin Penal, parashikohet që bigamia të konsiderohet vepër penale e cila mund të dënohet deri në 3 vjet burg.

Në projektligjin e paraqitur për diskutim, theksohet se: “Mbajtja e dy ose më shumë martesave në të njëjtën kohë, ose bashkëjetesa me një ose më shumë partnerë njëkohësisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.”.

Sipas Kodit të Familjes, bashkëjetesë quhet kur dy individë kanë një lidhje emocionale dhe jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie. Kujtojmë se pak ditë më parë u publikua rasti i mjekut Dervish Hasi, i cili kishte 3 martesa dhe krijoi të 4 me një të mitur 16 vjeç, marrëdhënie që e çoi pas hekurave për abuzim.

  • foto galeri