Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të Ahmetajt, Rama: Duam një përmbysje të sistemit të vjetër të drejtësisë

91
Sigal

Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt pas kërkesës së SPAK-ut, ku vetë kryeministri Edi Rama, votoi pro. Në deklaratën e tij për këtë çështje, Rama i jep meritat Reformës në Drejtësi, një shkëputje nga koha kur njeriu i zakonshëm gjunjëzohej para atij që ishte në pushtet.

Edi Rama: Sot ne votuam një kërkesë të SPAK, ishte një tjetër test për ne. Si nismëtarët e Reformës në Drejtësi kush më ka dëgjuar qysh në krye të herës e ka ditur se e kam kërkuar me ngulm këtë gjë. E kam menduar shumë mirë çfarë flas dhe kam menduar shumë mirë ç’kam thënë.

Kam pasur parasysh edhe vetë kulturën mjerane të një drejtësie të egër për njeriun e zakonshëm dhe të gjunjëzuar para dikujt në pushtet, një kulturë që Shqipëria e ka pasur qysh në krijimin e vetë. Që kur e kemi bërë këtë reformë nuk kishte ndodhur kurrë. Kur një njeri me pushtet është dënuar si ish kryeministri Fatos Nano ishte rasti i fundit i traditës shqiptare e burgosjes së kundërshtarit politik.

Diktatura ishte shëmbëlltyra e drejtësisë sipas oreksit të të parit. Nuk kam folur për të qenë në rregull me manualin e komunikimit si paraardhësit e mi, jam përpjekur pa pushim që ta miratoj atë, edhe pse ka pasur kosto dhe kur ndodh kur ajo funksionon në ndonjë formë jo fort bindëse.