Skënder Gjinushi: “Jemi në pritje të posteve nga kryeministri Rama”

432
Sigal

INTERVISTA/Skënder Gjinushi në “PRIZËM” , në tv “AS” me gazetarin Aleksandër Furxhi

– Ju po prisni ende ndarjen e “tortës” së pushtetit ?

Kjo ndarja e tortës është koncept i  papranueshëm, që hyn në ato lojërat mediatike, që ndarja e pushtetit midis të mëdhenjve quhet sakrificë dhe  përgjegjësi, kurse,  po të ndash me partitë me dimension më të vogël, quhet ndarje torte. Kjo është skandal, sepse në radhë të parë është barazia para ligjit, para votës sot, që duhet trajtuar njëlloj.

Sipas mendimit tuaj, si po qeveris aleanca PS-LSI?

Është ende shpejt për të vlerësuar ecurinë e një qeverisjeje, por siç thonë “dielli duket që kur lind”. Disa iniciativa janë kapur drejt. Kontrolli mbi territorin ka anë pozitive, por jo vetëm me “do kthejmë legjitimitetin, duke prishur”, por duke e kthyer atë, duke ndërtuar atë që prishim me studimet e mirëpërcaktuara, duke i kthyer zonat turistike në zona të vërteta turistike. Do doja të kishte gjëra më konkrete për Vlorën, Golemin, Durrësin, Sarandën, Pogradecin, epiqendrat e turizmit shqiptar. Prishja  është një hap, por rikthimi  duhet bërë me perspektivë, me studime reale, studime pa klientelizëm. Vetëm kështu  nxiten investitorët, biznesi. Sa i takon borxheve ndaj biznesit, është një borxh që duhet shlyer sa më parë, që të rikthehet besimi te biznesi. Sepse është krijuar një situatë kolapsi, situatë borxhi, ku borxhi mbulon borxhin, apo thellon borxhin.  Qeveria duhet të shpallë edhe disa prioritete të tjera, që  ende nuk i kemi dëgjuar të thuhen. Duhen mbyllur rrugë, që duhet t’i kishte mbyllur Sali Berisha me kohë dhe që ka hedh para për t’i mbaruar që në 2009-n. Shqipëria duhet t’i ketë rrugët nacionale të mbyllura brenda vitit.

Ka zëra që thonë se qeveria është duke vepruar në kufijtë mes ligjit dhe jo ligjit, aty-këtu në mënyrë autoritare dhe jo duke respektuar ligjet e vendit. Ju si mendoni?

Po, është fjala për debatin për ligjin për administratën publike. Ky është debat bosh. Është tregues i qartë se nuk janë plotësuar 12 rekomandimet e BE-së, sepse ky ligj është votuar në çastet e fundit dhe BE-ja nuk kërkonte ligjin, por zbatimin e tij. Është kërkuar që administrata publike të funksionojë në bazë të ligjit, sepse ligji i vitit 99 është i mjaftueshëm për të ngritur një administratë publike. Qeveria që iku e ka shkelur këtë  në mbi 2 mijë raste, të dëmtuarit kanë fituar mbi 1 mijë e ca gjyqe. BE-ja kërkon produktin, jo se me çfarë ligji e bën. Ligji i votuar me konsensus  bëhet efektiv pas 6 muajsh , duhen bërë aktet nënligjore  dhe ato janë 25, sepse ccdo nen kërkon akt nënligjor dhe këto akte bëhen efektive brenda 6 muajsh. Deputeti qëkur voton ligjin, duhet të dijë se kush është akti, se sa fuqi ka lënë ky akt, sa shtigje ka lënë. Se shtegu nuk duhet të jetë i tillë sa “bishti të dalë më i rëndë se sqepari”. Këtu ka dy deformime të mëdha sa tregon seriozitetin e atyre që ikën. Por kjo është mungesë serioziteti ose është bërë me qëllim, dhe kjo tregon se sa janë zbatuar rekomandimet e BE.

 Keni qenë një ndër njerëzit më kritikë dhe kundërshtarët më të ashpër të ish-Kryeministrit Berisha për pothuaj dy dekada. Çfarë mendoni për rolin e tij sot në PD?

– PD-ja është ende e kontrolluar 100% nga Sali Berisha. Edhe mënyra e zëvendësimit të tij u bë si kjo loja e aktit normativ. Konkurrimi nuk qe i hapur, por u caktuan dy, u bë si tender me ftesë, dhe jo tender i hapur.  Dhe ky mandat brenda partisë sikur u vodh, sepse kishte konkurrencë të deformuar. Që këtu tregohet se mbartet e njëjta filozofi, sepse duhet të kishte distancime. Deformimi më i madh i Berishës ka qenë mosrespektimi i votës së lirë, qoftë të qytetarëve, qoftë të partisë, dhe ai që e zëvendëson vjen pikërisht me këto të dyja deformime, sepse vjedhja e Tiranës është një deformim publik i votës, është mandat i vjedhur. Kjo tregon se këto deformime, këto politika të gabuara, që e kanë çuar Shqipërinë deri këtu, dhe mbartës ka qenë Sali Berisha, këto janë ende të trashëguara në PD. Shqipëria në 2005 ka qënë 2-3 vjet para për anëtarësimin në BE para Serbisë dhe Malit të Zi, tani është 2-3 vjet mbrapa, ky është krahasimi. Ky është dështim, që e merr Shqipërinë në MSA dhe e lë në MSA, pa marrë as status. Vizat ishin një gjest politiko juridik I Europës që këtë ballkan më mirë më viza të kontrollueshme se sa me klandestinitet. Por ajo që është rezultantja lufta kundër korrupsionit, mirëqënie, liria e medias etj që ishin për të arritur statusin nuk janë bërë. Ke bërë mbrapa, ke mbetur i fundit. NATO nuk është arritje e kësaj qeverie. Ajo është realizuar një ditë pas Gërdecit dhe NATO ishte e paracaktuar që në 2003, ku Moisiu ka firmosur “Adriatik 3” si ish president. NATO ka hyrë në Shqipëri pa hyrë Shqipëria në NATO dhe kjo është arritje e 99-tës që u clirua Kosova. Ky proces nuk u ndal dot.