Sylvinho ishte kundër, UEFA lejon trajnerët të marrin 26 lojtarë në Euro 2024

24
Sigal

UEFA është dakordësuar dhe do lejojë trajnerët e 24 ekipeve kombëtare që në Euro 2024 të kenë 26 lojtarë me vete. Mediet evropiane bëjnë me dije se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka votuar të hënën pro idesë për lejimin e 26 futbollistëve në Gjermani për çdo ekip, ndryshe nga sa ishte rënë dakord më parë që numri të ishte 23.

Organi evropian i futbollit kishte planifikuar të rikthehej në skuadrat me 23 lojtarë pasi lejoi zgjerimin me tre lojtarë për Euro 2020 për shkak të ndikimit të vazhdueshëm të Covid-19. Skuadrat e zgjeruara u lejuan gjithashtu në Kupën e Botës 2022 në Katar, sepse u luajt në mes të sezonit (nëntor-dhjetor).

Disa trajnerë, përfshi Sylvinhon e Shqipërisë dhe Deschamps të Francës ishin kundër idesë për 26 emra, duke kërkuar që të mbetej në fuqi lista me 23 futbollistë. Tanimë pritet vetëm zyrtarizimi dhe Sylvinho do ketë 26 lojtarë të gatshëm për në “Gjermani 2024”.