Strasburgu dënon Britaninë: Shkeli të drejtat e njeriut për përgjimet masive të qytetarëve

272
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Dhoma e Madhe e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut, la në fuqi një vendim të vitit 2018 nga dhoma e ulët e saj, që gjeti se disa aspekte të veprimtarive mbikëqyrëse të autoriteteve britanike, shkelnin dispozitat të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që synojnë të mbrojnë të drejtat e qytetarëve për privatësinë. 17 gjyqtarët e kësaj dhome ranë dakord njëzëri se përgjimet masive të shërbimeve të inteligjencës britanike të telefonatave, e-mail, mesazheve me tekst dhe të dhëna të tjera të komunikimeve digjitale ishin shkelje e së drejtës së privatësisë dhe lirisë së shprehjes dhe nuk justifikoheshin me argumentin e dhënë se, janë realizuar në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Gjykata vuri në dukje se, ndërsa Britania e Madhe kishte mbikëqyrje të pavarur dhe një organ gjyqësor të ngritur për të dëgjuar ankesat nga njerëzit dhe mbrojtur qytetarët nga abuzimet, “ato masa mbrojtëse nuk u zbatuan mjaftueshëm nga autoritetet”.