Aksident i rëndë në aksin Manzë – Gjiri i Lalzit: Përplasen dy makina, mes 4 të plagosurve tre 15 vjeçarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Manzë – Gjiri i Lalzit, ku dy mjete të markës “Benz” janë përplasur fuqishëm, duke lënë të plagosur 4 të rinj.

Nga përplasja, një nga “Benz”-at ka goditur automjetin tjetër, ku ndodheshin një 18-vjeçar dhe tre adoleshentë të moshës 15 vjeç.

NOA

Sipas informacioneve paraprake, adoleshentët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i njërës prej makinave, i cili ka pësuar fraktura të shumta në gjymtyrë, është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik.