I shumëkërkuari Klement Balili është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit mëngjesin e kësaj të marte.
Lajmi konfirmohet nga njëri prej avokatëve të tij, Baftjar Rusi.
Balili ndodhet në Policinë e Shtetit së bashku me avokatin tjetër, Theodhori Sollaku, ish-kryeprokuror i përgjithshëm.
Me dorëzimin e Balilit konfirmohen dhe dështimet spektakolare të policisë, edhe pse janë organizuar 13 operacione për kapjen e tij.