Kryeministri Rama/ Merr mirënjohje publike nga homologu britanik: Marrëveshja për azilkërkuesit uli me 90% numrin e mbërritjeve

72
Sigal

Në një intervistë për rrjetin britanik BBC, kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak tha se marrëveshja e nënshkruar për menaxhimin e azilkërkuesve me Shqipërinë parandaloi shtimin e numrave të emigrimit të paligjshëm në vendin e tij. “Unë i dhashë përparësi vendosjes dhe funksionimit të skemës për dëbimin e azilkërkuesve nga Shqipëria”,- tha kryeqeveritari britanik për BBC i cili falenderoi kryeministrin Edi Rama. Qeveria britanike ka vlerësuar faktin se shifrat e mbërritjeve të azilkërkuesve shqiptarë nëpërmjet anijeve të vogla në vitin 2023 u ul me 90%. Punonjësve britanike të çështjeve të azilit iu dhanë këshilla “të qarta” se Shqipëria ishte një vend “i sigurt”, dhe ata që nga ajo kohë kanë kundërshtuar me vendosmëri aplikimet për të kërkuar azil. Qeveria britanike jua bëri më të vështirë procedurën e aplikimit për azil emigrantëve, që pretendonin se ishin viktima të gjendjes kritike në vendin e tyre. Si rezultat i aktivitetit të kultivimit të drogës dhjetëra emigrantë shqiptarë u dënuan me mbi 300 vjet burg vetëm vitin e kaluar, pasi u rekrutuan nga bandat e krimit të organizuar për të punuar në fermat e kanabisit. Në vitin 2022, arritën të kalonin me varka të vogla nga Franca në Britaninë e Madhe nëpërmjet ngushticës së La Manshi-t 12,658 shqiptarë. Ndërsa në 2023, ky numër ra rreth 93% në 922 persona me origjinë shqiptare pasi qeveria e Rishi Sunak prezantoi një sërë masash, duke përfshirë një marrëveshje të shpejtë dëbimi të azilkërkuesve me Shqipërinë.