Përdorimi i marjuanës rrit ndjeshëm rrezikun për vdekje nga infarkti dhe goditja në tru

Një studim i madh që përfshiu të dhëna nga 200 milionë persona tregon se përdorimi i marijuanës dyfishon rrezikun për vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt (29%) dhe ishemi cerebrale (goditje në tru) (20%). Studimi nxjerr në pah se edhe përdoruesit e rinj dhe pa histori sëmundjesh kardiovaskulare janë të rrezikuar.

Ekspertët theksojnë se tymosja e kanabisit, si dhe përdorimi i ushqimeve me THC, kanë efekte të dëmshme në sistemin kardiovaskular dhe paralajmërojnë se kanabisi nuk është një substancë “natyrale” dhe e sigurt, siç mendohet shpesh. Përqendrimi i lartë i THC-së në produktet e sotme rrit edhe më shumë rrezikun, duke shkaktuar varësi dhe probleme të tjera shëndetësore.

NOA

Mjekët duhet të informojnë pacientët për këto rreziqe, dhe politikat rregullatore duhet të përqendrohen më shumë në edukimin dhe paralajmërimin për shëndetin, jo vetëm në legalizimin dhe biznesin e kanabisit.