Dështimi i reformës/ Një mal i madh borxhesh po shtohet ndjeshëm nga humbja e aftësisë së ndërmarrjeve të ujësjellësve për të shlyer faturat e energjisë dhe enteve të tjera publike. Faturat e papaguara të energjisë nga Ujësjellësit arrijnë në 300 milionë euro, ëshë pse çmimi është më i shtrenjti në europë dhe ndërrmarjet janë mbushur me patronazhistë me rroga nga 1200 USD. Ja qytetet më problematike
Dështimi i reformës/ Një mal i madh borxhesh po shtohet ndjeshëm nga humbja e aftësisë së ndërmarrjeve të ujësjellësve për të shlyer faturat e energjisë dhe enteve të tjera publike.
Edhe pse çmimi i ujit është më i shtrenjti në Europë, rrogat janë më të ulëta dhe në çezma nuk vjen ujë i pijshëm, financat e Ujësjellës-Kanalizimeve janë në krizë për shkak të “fryrjes” së punësimeve nga patronazhistë dhe militantë. Si pasojë më shumë shihen kollarexhijnë zyrash sesa punëtorë, që punojnë në terren në rrjetin e amortizuar që të mos helmohen qytetarët.
Edhe pse çmimi i ujit është më i shtrenjti në Europë, rrogat janë më të ulëta dhe në çezma nuk vjen ujë i pijshëm, financat e Ujësjellës-Kanalizimeve janë në krizë për shkak të “fryrjes” së punësimeve nga patronazhistë dhe militantë. Si pasojë më shumë shihen kollarexhijnë zyrash sesa punëtorë që punojnë në terren në rrjetin e amortizuar që të mos helmohen qytetarët. Pavarësisht një plani masash për reduktimin e detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë elektrike të vitit 2021, ujësjellësit vijojnë të kenë rreth 300 milionë euro borxh ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë.Të dhënat e raportuara në buxhetin faktik 2023 tregojnë se totali i borxhit është 30.9 miliardë lekë, ku thuajse gjysma janë kamatëvonesa.“Deri në Dhjetor 2023, OSHEE Group sh.a. raporton se detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën rreth 30.9 miliardë lek. Nga këto, rreth 16 miliardë lek janë detyrime të faturuara ndaj kompanisë dhe rreth 15 miliardë lek janë detyrime për kamatë vonesa. Nga totali i detyrimeve principal (pa kamatë vonesa), vetëm ndërmarrja e UK Durrës sh.a ka 5.46 miliardë lek detyrime të akumuluara në vite” -thuhet në raportin e buxhetit faktik. Referuar të dhënave pas ndërmarrjes së Durrësit në renditje vjen ajo e Vlorës me 1.68 miliardë lekë, Patosi me 870 milionë lekë apo Fieri dhe Kavaja me respektivisht 790 milionë lekë dhe 770 milionë lekë. Në këtë vlerë nuk llogariten kamatë vonesat. Detyrimet e prapambetura të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve ndaj kompanisë së energjisë u bënë shqetësuese pak vite më parë diçka që angazhoi si Ministrinë e Financave ashtu edhe atë të Energjisë dhe Infrastrukturës dhe hartonin një plan masash që do të synonte zerimin e këtij detyrimi. Por duket se zhvillimet nuk kanë qenë në favor të reduktimit pasi situata post-Covid që solli efekt zinxhir në kosto, kriza e energjisë, që nisi në 2021 dhe kulmoi në 2022, apo lufta Rusi-Ukrainë të gjitha ndikuan në mënyrë direkte apo indirekte. Sektori i ujësjellës-kanalizimeve prej vitesh ka shfaqur probleme jo vetëm me detyrimet e prapambetura ndaj energjisë, por me humbjen në tërësi që shënojnë ndërmarrjet, të cilat nuk mbulojnë dot kostot e tyre operative. Kjo bëri që të ndërmerrej reforma e agregimit apo bashkimit të ujësjellësve duke krijuar ndërmarrje më të mëdha teksa ka vijuar miratimi i një sërë çmimeve të reja, me tendencë rritëse për disa prej tyre. Ende kjo reformë është në vijim dhe mbeten akoma ndërmarrje, që duhet të finalizojnë bashkimin.“Procesi i reformimit dhe riorganizimit të sektorit të Ujit vazhdon, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2020-2030. Përmes kësaj reforme, në zbatim të VKM nr.302 datë 11.05.2022 “Për politikat kombëtare për riorganizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”, synohet ridimensionimi i 58 ndërmarrjeve U-K aktuale nëpërmjet rigrupimit të tyre në 15 shoqëri SKP-UK (Subjekte me Kompetenca të Përbashkëta) rajonale. Kjo, me qëllim rritjen e mirëmenaxhimit dhe performancës së tyre financiare, që pashmangshmërisht do të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme në dobi të mbarëvajtjes së proceseve të punës dhe sidomos shlyerjes së detyrimeve të akumuluara, duke siguruar kësisoj mos krijimin e tyre në të ardhmen” thuhet në raportin buxhetit faktik 2023.
box
Si paguajnë qytetarët për borxhet e ujësjellësave
Ky është gjithashtu një borxh i fshehtë për konsumatorët për shkak se kompanitë jobuxhetore që janë përgjegjëse për krijimin e këtij borxhi janë edhe në gjendje të vështirë financiare në vijimësi për shkak të keqmenaxhimit politik dhe mbingarkimit me stafe të panevojshme. Qeveria shqiptare është detyruar së paku disa herë në të shkuarën për të mbuluar faturat e papaguara të ujësjellësave duke futur dorën në xhepin e tatimpaguesve. Ujësjellësat, spitalet, administrata dhe bashkitë debitorë, por ujësjellësat kanë detyrimet më të mëdha. Të gjitha borxhet e këtyre do të shlyhen nga rritja e çmimit të ujit për qytetarët. Këtu kemi të bëjmë dhe me dy standarde, se nëse qytetari nuk paguan i ndërpritet energjia, por nuk ndodh me institucionet publike.



















