Gjatë vitit të kaluar, 27 biznese me mbi 50 punonjës u mbyllën ose ranë poshtë pragut të punësimit 50+ prej vështirësive që ka krijuar rënia e euros dhe sfidat demografike në qarqe. Të dhënat tregojnë se Elbasani humbi një të pestën e bizneseve të mëdha (-21%), duke reflektuar vështirësitë në metalurgji, përpunim druri e fasoneri. Lezha, Dibra, Kukësi, Gjirokastra regjistruan rënie nga 4% në 14%, ku përveç kursit të këmbimit, tkurrja e shpejtë e popullsisë nuk po favorizon bizneset më shumë punonjës. Tirana që zotëron strehon 56% të totalit të bizneseve me mbi 50 punonjës përjetoi vitin e kaluar 13 falimente, kryesisht prodhues tekstilesh dhe përpunim ushqimor. Nga ana tjetër, Berati dhe Vlora, Durrësi dhe Korça kishin rritje në numër të bizneseve me mbi 50 punonjës si pasojë e zhvillimeve pozitive në turizëm dhe logjistikë. Prej dy vitesh, Euro ka humbur rreth 15% të vlerës kundrejt lekut. Ky dobësim ka rrënuar fitimet e sektorëve si fasoneria, përpunimi i metaleve, drurit dhe materialeve të ndërtimit etj. Teksa bizneset nuk munden të rrisin çmimet e eksporteve në tregjet e Eurozonës, nga ana tjetër kosto e pagave, energjisë dhe lëndëve të para brenda vendit u rriten prej zhvillimeve në kursin e këmbimit. Përveç Euros, edhe rënia e popullsisë po ndikon në mbylljen e bizneseve me shumë punonjës në qarqe. Dy qarqet me rënien më të madhe të popullsisë Shkodra dhe Dibra po humbasin edhe sipërmarrjet me shumë ’50+’
Ballina Aktualitet Narko-eurot dhe shpopullimi fundosin bizneset, mbyllen disa kompani në mbarë vendin



















