Dëborë në Kukës, ARRSH: Shoferët duhet të ecin me kujdes në këto akse

206
Sigal

Vendi ynë gjatë dy ditëve të fundit është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje.

Autoriteti Rrugor Shqiptar këtë të mërkurë e ka nisur me një video nga Kukësi ku duket se rrugët janë të mbuluara nga bora.

Për shkak të temperaturave të ulëta ARRSH u bën thirrje shoferëve që të ecin me kujdes dhe të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ARRSH bën me dije se aksi që ka pasur më shumë probleme në qarkullim është  aksi Ura e Zapodit-Shishtavec.

Njoftimi i ARRSH:

Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje bore shoqëruar me erë të fortë po punohet për pastrimin e aksit nga bora qarkullimi bëhet pa zinxhirë.

⚠️Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore.