“Shuplakat” e PE për Ramën, Kashahu: Marrëdhëniet Shqipëri-BE, në pikën më të ulët

332
Sigal

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë në PD, Arben Kashahu komentoi zhvillimet e djeshme në Parlamentin Europian ku qeveria shqiptare mori një sërë kritikash të forta. Sipas Kashahut, qeveria e Tiranës nuk po plotëson asnjë prej 15 kushteve të vendosura duke e mbajtur larg integrimit vendin dhe duke shqetësuar Europën. “Mbledhja e djeshme evokoi të gjitha problematikat e integrimit të Shqipërisë. Ata ndanë shqetësimin që Shqipëria është duke bërë hapa pas. Nuk është duke plotësuar 15 kushtet që po theksohen gjithmonë e më shumë. Nëse ato nuk zbatohen nuk ka hapje negociatash. Kjo nuk po lexohet nga Tirana dhe kjo shqetëson Parlamentin Europian. Ishte për të theksuar fakti se, deklaratat e djeshme nuk ishin të zakonshme, ishin të ashpra. DIsa prej tyre kërkuan ndalim të negociatave dhe mospompim financiar për Shqipërinë.  Është qeveria që nuk evokon si europianë., por jo shqiptarët që mbi 90% janë pro BE. Ka arritur deri këtu sa ndodhin të tilla diskutime për një qeveri skeptike, anti-europiane dhe anti-shqiptare. Marrëdhëniet Shqipëri-BE janë në pikën më të ulët. Nuk kanë qenë asnjëherë të tilla në 30 vite histori”, u shpreh Kashahu.