(Video) Itali/ Plazhistët ndihmojnë një delfin në fund të jetës

392
Sigal

Në video që po shihni shfaqet një delfin pothuajse i ngordhur, që i jepet ndihma nga plazhistët në plazhin e Citara, në ishullin e Ischia, Itali. Kafsha detare vdiq brenda pak minutash pas daljes në breg. Në vend kanë mbërritur rojet bregdetare dhe stafi i stacionit zoologjik Anton Dohn. Delfini kishte parazitë dhe plagë të hapura. Do të jenë analizat që do të verifikojnë shkaqet e ngordhjes së delfinit.