1.Biblioteka publike e qytetit tonë ka prej vitesh emrin e shkrimtarit Shefqet Musaraj. Një lexim të shpejt se kush ishte ky autor: Shefqet Musaraj është njohur si prozator dhe publicist shqiptar nga Shqipëria. Shefqet Musaraj, njëri nga prozatorët dhe publicistë, i cili kryesisht shkroi gjatë luftës (1939 – 1945). Opusin e tij voluminoz letrar e botoi veçmas gjatë viteve të 60’ta. Romani i tij ‘Para Agimit’ trajton që në embrion formimin e lëvizjes çlirimtare në Tiranë deri në kurorëzimin e plotë të pavarësisë kombëtare. Punimet më të njohura të Shefqet Musarajt janë:“Para Agimit roman,“Epopeja e Ballit Kombëtar poemë,“Isha unë Çopo Rrapushi novelë:“Ças Lasarati novelë etj.

2.Lidhur me traditën dhe periudhën kur shfaqen qartazi gjurmët e saj, mësojmë se historia e kësaj biblioteke daton qysh herët. Dhe shtrihet pas një periudhe të mbuluar nga mjegulla. Kodikët dhe dorëshkrimet e rralla të Himarës dhe Vlorës, të cilat datojnë nga shekujt XIII-XVI, janë dëshmi të rëndësishme për këtë traditë. Biblioteka e Mekatit, e vitit 1672, biblioteka e familjes Vlora nga shekulli XVIII, si dhe ajo e Manastirit të Zvërnecit, janë të gjitha elemente që kontribuojnë në formimin e kësaj tradite.
Dhe duke ecur në këtë shtrat duhet përmendur biblioteka e Kishës Ortodokse e vitit 1916. Oda e Tregëtisë e vitit 1920. biblioteka e Arsimtarëve e vitit 1939, si dhe Libraria “Shpresa” e Ibrahim Shytit, për të cilën është e njohur kontributi i saj. Por duhet të përmenden dhe shumë biblioteka të pasura, që gjendeshin në familjet qytetare vlonjate. Kjo histori besohet të jenë pjesë e formimit të një prej institucioneve më të rëndësishme të kulturës kombëtare.
3.Si u krijua biblioteka? Përmes lidhjeve të thella me traditën dhe përpjekjeve të jashtëzakonshme, shfaqet një histori e pasur dhe emocionuese e bibliotekave të Vlorës. Këto biblioteka, që janë mbajtur në duar të kujdesshme dhe pasionante, janë më shumë se thjesht grumbuj librash janë dëshmi të përpjekjeve të pandalshme për të ruajtur dhe përhapur dritën e kulturës sonë. Me kalimin e kohës, shfaqet një grup intelektualësh të dalluar, njerëz që ishin mendjehapur dhe që kuptonin vlerën e paçmuar të njohurive. Ka dhe një zanafill diku në vitet ‘36-‘37 dhe në të dytin, besohet në vitin ‘37 u konsolidua si një e tërë.
4.Ata formuan “Bibliotekën e Arsimtarëve”, një shenjë e pasionit dhe sakrificës për trashëgiminë kulturore.
Nga kujtimet që kam mbledhur për A. Asllanin, ndihet qartë dora e tij, një dorë pushtetari të mençur, por edhe një mik dhe mbështetës i sinqertë i kulturës. Ai dhe intelektualët e tjerë dhuruan shumë nga pasuria e tyre mendore, duke krijuar një fond me qindra e mijëra libra, që shërbeu si një pasuri e shenjtë e kombit. Libri për ta ishte më shumë se një objekt. Ishte një akt dashurie për atdhenë. Një mënyrë për të ruajtur lidhjet e thella me historinë dhe kulturën tonë. Ky akt i dhurimit të librave ishte një shenjë e nderimit për parimet e vërteta të kulturës sonë dhe pasurimin e saj të mëtejshëm. Këta intelektualë dhuruan nga pjesa e tyre libra duke përbërë një fond të tillë me rreth 2000-3000-4000 libra, që përveçse dëshirës përmbante edhe shenjën e respektimit të kulturës sonë dhe pasurimin e saj. Duke zbritur nëpër “orbitën” e kohërave në vitet ’20 siç përmendet edhe në shtypin e kohës, vend zë biblioteka e Syrja, Eqrem Vlorës.
Duke ndjekur rrëfimin e ishdrejtores L.Gj rreth 15 vjet më parë mësojmë se në traditën dhe kulturën e Vlorës, Biblioteka e Vlorës ka një vend të shenjtë. Ajo nuk është thjesht një koleksion librash, por një simbol i angazhimit të gjeneratave të kaluara për të ruajtur atë që është më e çmuara njohuritë dhe të vërtetat, që na përkasin të gjithëve. Në dokumentet e shekullit XVIII,përmendet me nderimi biblioteka e familjes Vlora, ku figura të njohura si Ismail Vlora, Ibrahim Pasha dhe Mustafa Pasha Vlora mblodhën mbi 5200 ekzemplarë librash dhe dorëshkrimesh, duke lënë pas një pasuri që do të jetë e rëndësishme për shekuj me radhë.
Pas periudhës së Mustafa Pasha Vlorës, në vitin 1895, udhëtarët e huaj mbajnë mend me respekt jo vetëm familjen Vlora, por edhe shumë familje të tjera të Vlorës që kontribuuan në këtë pasuri kulturore si Elmaz Xhafer Kanina, Ibrahim Abdullai, Hamza Isai, Kolë dhe Kristo Karbunara, Xhavid Vranari,Jani Minga, Dom Mark Vasa, Osmen Shehu dhe Tol Arapi. Të gjithë këta ishin individë, të cilët e kuptonin vlerën e pasurimit të kulturës dhe nuk ngurruan të kontribuonin.
Një fakt që përmendet shpesh është se në këto biblioteka private të jashtëzakonshme, përveç librave të botuar, qëndronin dorëshkrime të papërsëritshme, që përmbanin vlera enciklopedike, historike, letrare dhe etnografike. Ato ishin më shumë se thjesht fletë të lidhura . Ato ishin portë për në të kaluarën. Dritë për të ardhmen.
Krahas librave të botuar,pra të lidhur gjendeshin dorëshkrime të cilat përmbanin vlera enciklopedike, historike, letrare, etnografike.
Studjues si:Karl Patç, Mis Durhan, Zhusten Godar dhe Herbert, kur i hasën ato, këto materiale etnografike ndienin një lidhje të thellë me ato materialet, të cilat përmbanin dituri të papërshkrueshme, dhe i përshkruan me admirim në studimet e tyre.
5.Krijimi i këtyre bibliotekave ishte një iniciativë e jashtëzakonshme e individëve të veçantë, njerëz të cilët, të shtyrë nga ndjenjat e thella patriotike, vendosën të vënë në shërbim të kulturës pasurinë e tyre personale librat, ndihmën financiare dhe, mbi të gjitha, pasurinë shpirtërore. Këta individë të guximshëm e dinin se fondet e librave ishin të pakta dhe që literatura nuk mund t’u shërbente të gjithëve, por misioni i tyre ishte shumë i madh. Ata ngritën këto ngrehina kulturore me durim të jashtëzakonshëm, duke shtuar çdo ditë një gur të vetëm në themelet e kulturës sonë. Këto biblioteka nuk ishin thjesht koleksione librash, por ishin shenja të një përpjekjeje të palodhur për të ruajtur dhe pasuruar trashëgiminë tonë kulturore.
Një nga momentet kulmore të historisë së kësaj biblioteke është ringritja e saj më 22 gusht 1946, në mes të zhegut të verës, kur biblioteka e qytetit detar regjistroi si fond themelor, bibliotekën private të njohur të familjes Vlora. Kjo pasuri kulturore e pasur ishte mbledhur me shumë durim dhe përkushtim, duke u ndjekur dhe përzgjedhur me vëmendje nga diplomati Syrja Vlora dhe intelektuali i njohur, deputeti dhe diplomati Eqrem Bej Vlora. Ata ishin ata që e ndienin thellë rëndësinë e ruajtjes së këtij thesari, dhe me pasionin e tyre e përgatitën atë për brezat që do të vinin. Në vitin 1914, sasia e librave të kësaj biblioteke arriti një numër mbresëlënës 14,640 vëllime. Librat e kësaj biblioteke ishin të pasura dhe të larmishme, duke përfshirë gjuhë si latinisht, arabisht, turqisht, gjermanisht, italisht, greqisht dhe shqip. Ky thesari kulturor përmbante gjithashtu dorëshkrime të pasura arabe dhe libra fetarë si Bibla dhe Kurani. Por ajo që e bëri këtë bibliotekë edhe më të veçantë ishin librat e familjes Vlora, që përfshinin një koleksion të pasur albano-ballkanologjik. Aty gjendeshin dorëshkrime të veçanta, korrespondenca e pasur dhe shumë më tepërpërfshirë korrespondencën e veçantë me shkrimtarin e njohur Duma, një thesar që kishte vlera të pallogaritshme për historinë dhe kulturën tonë.

6.Sipas ish-drejtoreshës së Bibliotekës së Vlorës, fondi i pasur albanologjik që ndodhet në këtë bibliotekë është një pasuri e çmuar që e bën të veçantë këtë institucion kulturor. Midis këtyre librave të rrallë, që përfaqësojnë rreth 2000 vëllime, gjenden disa prej pasurive më të çmuara të kulturës shqiptare, që përbëjnë “fondin e artë” të Bibliotekës së Vlorës. Kjo bibliotekë, si një qendër e rëndësishme e dijes, ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në formësimin e kulturës dhe identitetit të qytetit dhe më gjerë.
7.”Biblioteka e Arsimtarëve” është biblioteka e parë zyrtare e qytetit detar të Vlorës, një qytet që ka ndikuar dhe ka mbajtur shenjën e historisë dhe të kulturës shqiptare. Ajo daton që nga viti 1937, kur ka filluar të marrë formë në dy dhoma të godinës së familjes Harxhi. Shtypi i kohës përmendte me krenari se kjo bibliotekë kishte 7156 libra një pasuri e madhe për kohën, që i shërbente si një bazë e rëndësishme e dijes për qytetarët e Vlorës. Me kalimin e kohës, kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore, dhe me fondet e dhuruara nga individë të njohur si Eqrem Bej Vlora, biblioteka mori formë dhe u pasurua me donacione të mëtejshme.
Dhurimet e librave, revistave dhe materialeve të tjera vinin nga patriotë të njohur si Ibrahim Shyti, Ali Asllani, Musa Jonuzi, Dr. Ali Mihali, Jani Minga, Reis Golemi, Kristo Karbunara, Mateo Matathia, Pepe Zevi, Murat Tërbaçi, Ahmet Muka, dhe shumë të tjerë, të cilët besonin thellësisht në fuqinë e kulturës dhe arsimimit. Këta individë i dhanë bibliotekës jo vetëm fonde, por edhe shpirtin e pasionit dhe sakrificës për të mbështetur kulturën dhe zhvillimin e qytetit.
Biblioteka e Vlorës kaloi shumë faza dhe sfida për të arritur aty ku është sot. Fillimisht, ajo u vendos në ndërtesën e Ujit të Ftohtë, ku nisi të merrte formë dhe të krijonte një hapësirë të vlerësueshme për qytetarët. Pas lëvizjeve të ndryshme dhe disa periudhave të ndryshme strehimi, ajo u transferua në vitin 1974 në ndërtesën e familjes Matathia, ku qëndroi për gati 22 vite, për shkak të rritjes së fondeve dhe kërkesave të lexuesve për hapësira më të mëdha.
Në vitin 1996, u largua nga ndërtesa e fundit, duke përshkruar ndjenjat e thella të humbjes dhe plagëve që hapeshin me çdo zhvendosje. Pas kësaj, pasuria kulturore u shpërngul në një drejtim tjetër, drejt Skelës, ku u vendos në disa mjedise të papërshtatshme 6-7 dhomëza që dikur ishin përdorur si dhoma garderobe për Pallatin e Kulturës “Labëria” në Skelë. Atje u sistemua një pasuri e pasur prej 120,000 ekzemplarësh librash, revistash dhe dorëshkrimesh. Ky ishte një akt i paimagjinueshëm i kujdesit dhe përpjekjes për të ruajtur këtë pasuri të çmuar.
Një tjetër pjesë e veçantë ishte Biblioteka e Fëmijëve, e cila kishte një fond të ngjeshur dhe voluminoz prej 25,000 librash. Ajo përfaqësonte një nga shtyllat më të rëndësishme të kësaj biblioteke, që e kishte për detyrë të formonte brezat e ardhshëm dhe të kultivonte pasionin për librin dhe dijen.
8.Drejtimi i Bibliotekës së Vlorës ka qenë gjithmonë një angazhim për pasurimin dhe përpunimin shkencor të fondit të saj, duke synuar që çdo vepër të mund të ishte e arshivuara në përputhje me standardet më të larta të teknikës bibliotekare. Ky proces ka kërkuar shumë mund dhe angazhim, pasi pasuria që mbante kjo bibliotekë ishte shumë e madhe dhe e çmuar. Në vitet 1993-1994, fondi i Bibliotekës së Vlorës kishte arritur në 120,000 ekzemplarë, një pasuri të paçmuar për kulturën shqiptare dhe atë botërore. Ky fond jo vetëm që ishte një depo e dijes dhe kulturës, por ishte gjithashtu një burim i pasur që shërbeu për formimin e brezave dhe për t’u mundësuar atyre njohuri të thella mbi historinë, artin, dhe letërsinë botërore dhe shqiptare.
Në këtë fond të pasur gjendeshin vepra të shumta të rëndësishme, përfshirë enciklopedinë italiane, franceze, greke dhe ruse, që përbënin një pasuri të madhe intelektuale. Por një vend të veçantë në këtë thesari mbanin autorët dhe studiuesit albanologjikë të njohur ndërkombëtarisht, të cilët e kanë pasuruar këtë bibliotekë me krijimet dhe studimet e tyre. Emra si Pouqeville, Antonio Baldaci, Justin Godart, Miss Durhami, Gazi Mustafa Kema, Aleksandër Ragkov I, P. Fulvio Cordignano, Giovanna Biasotti, Hobhouse, J.C. nga Petro Garzone Senatore, Thiers, Lamartine, Lebeautë gjithë këta ishin emra që lënë pas një trashëgimi të rëndësishme për të kuptuar historinë dhe kulturën shqiptare në një kontekst ndërkombëtar.
Në këtë fond gjejmë gjithashtu veprat e autorëve të shquar shqiptarë si Shaban Demiraj, Aleks Buda, dhe veprat e shkrimtarëve të njohur si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Petro Marko, Xhevahir Musaraj, Ali Asllani, që i dhanë shumë kësaj biblioteke, duke kontribuar me krijimet e tyre të paharrueshme. Ky thesari i pasur kulturor ka qenë dhe vazhdon të jetë një dritare që na lidh me të kaluarën, por edhe me të ardhmen e kulturës dhe letërsisë shqiptare.
Veprat më të fundit që janë shtuar në bibliotekë kanë pasur gjithashtu vlera të mëdha për ruajtjen e kësaj pasurie. Vepra të autorëve si Prof. Shaban Demiraj, Nermin Vlora, Renzo Falaski, dhe dhurimet nga fondacioni Soros kanë kontribuar në pasurimin e bibliotekës me materiale që pasqyrojnë kulturën dhe historinë shqiptare në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar.
Por një nga dhuratat më të mëdha ka ardhur nga ish-Ministri i Kulturës Bujar Leskaj, i cili dhuroi 5 milion lekë nga financat e tij personale për bibliotekën, ose 20% të fondit të librave të saj. Ai gjithashtu i dhuroi bibliotekës 200 libra në gjuhën shqipe dhe angleze, një kontribuim që pasuron edhe më tej thesarin e kulturës sonë.
9.Mes pasurive të shumta dhe të rëndësishme ,që ka lënë pas Eqerem Bej Vlora, një nga figurat më të shquara dhe të njohura në historinë e Shqipërisë, ishte biblioteka e tij e famshme. Një pasuri kulturore dhe intelektuale e paçmuar që i dha shumë këtij qyteti dhe kombit. Kjo bibliotekë, e vendosur në sarajet e familjes Vlora, në qendër të qytetit të Vlorës, ishte një nga perlat e vërtetë e dijes dhe një dëshmi e dashurisë për kulturën dhe historinë shqiptare. Përmes saj, Eqerem Beu dhe pasardhësit e tij kontribuan në ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, e cila mbante brenda saj vepra të shumta historike, letrare, filozofike dhe shkencore.
Një ndër veprat më të shquara të kësaj biblioteke ishte mundësia që krijohej për të pasur qasje në dijen dhe kulturën botërore, përmes botimeve të shumta që përfshinin vepra të autorëve të njohur të kulturës botërore. Si dhe dokumenta të rëndësishëm për historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit. Biblioteka e Eqerem Bej Vlorës ishte një pasuri e pasur, që bashkonte traditën dhe dijen, një pasuri që do të shërbente për brezat e ardhshëm për të kuptuar më mirë identitetin kombëtar dhe për të ruajtur kujtesën historike të shqiptarëve.
Por kjo pasuri e shtrenjtë e kulturës shqiptare pati një fund tragjik. Pas ardhjes në pushtet të regjimit, biblioteka e famshme e Eqerem Bej Vlorës u grabit dhe u shkatërrua. Ky akt ishte një humbje e madhe për qytetin e Vlorës dhe për gjithë Shqipërinë. Ngase sepse një thesari kaq të çmuar të dijes dhe historisë iu morr jeta dhe u zhduk në një periudhë të errët të historisë shqiptare. Pasuria e kësaj biblioteke ishte më shumë se thjesht libra. Ajo ishte një simbol i pasionit dhe i përkushtimit të një familjeje, që kishte kontribuar pa u lodhur për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës shqiptare.
10.“Shtëpia e Beut”, siç njihej ndryshe, e ndodhur në zemër të qytetit të Vlorës, u bë një vend ku shkrimet dhe mendimet e nënshkruesve të librave të saj do të shpërndaheshin dhe do të mbijetonin për breza të tërë. Por kjo, ashtu si shumë pasuri të tjera kulturore, përfundoi duke u shkatërruar dhe zhdukur në një kohë kur Shqipëria kalonte nëpër një periudhë të re dhe të errët të historisë së saj.
11.Studiuesi vlonjat, F. Shaska, në një nga hulumtimet e tij, thekson se Biblioteka e Eqerem Bej Vlorës ishte një nga më të mëdhatë në Ballkan në dekadat e para të shekullit XX. Ajo përbënte një pasuri të jashtëzakonshme kulturore, që jo vetëm shërbeu për zhvillimin e dijes dhe kulturë. Por edhe ruante dokumente dhe vepra të papërsëritshme, që mbartnin thelbin e historisë shqiptare dhe ballkanike. Pavarësisht kësaj, regjimi do ta shkatërronte dhe do të zhdukte vlerat e saj, duke humbur përjetësisht pasuri të paçmuara për kulturën kombëtare.
“Prej saj u zhdukën vlera të jashtëzakonshme,” -thotë Shaska, duke nënvizuar se ky ishte një akt i rëndë, që përfundoi me zhdukjen e disa prej dokumenteve më të çmuara që ruheshin në këtë bibliotekë. Ajo përfshinte një koleksion të jashtëzakonshëm titujsh dhe materialesh, që shpreheshin në formën e dorëshkrimeve të vjetra dhe të kopjeve të letërkëmbimit historik. Mes atyre vlerave të humbura ishin dokumente që shënonin ngjarje të rëndësishme dhe ngjarje të lashta të historisë shqiptare, të cilat do të kishin mundësuar një kuptim më të thellë të periudhave dhe figurave kyçe të kombit tonë.
Në mesin e këtyre dokumenteve të rralla ishte një ditar i shënimeve të Hoxhës, një nga figurat e shquara të fshatit Armen, Sali Efendiut, i datuar në vitin 1757. Ky dokument ishte një burim i rëndësishëm për njohjen e jetës dhe aktiviteteve të atyre që kontribuan në formimin e shoqërisë shqiptare të shekullit XVIII. Po ashtu, shënimet e Hafës Zenel Efendiut nga Armeni, që përkojnë me vitin 1768, përmbanin informacion të çmuar për traditat dhe ngjarjet e kohës, duke ofruar një pasqyrë të jetës sociale dhe politike të asaj periudhe.
Përveç kësaj, një koleksion tjetër shumë i rëndësishëm përmbante letërkëmbimin e Ismail Pashë Velebishtit me njerëzit më të shquar të Vlorës, duke përfshirë letërkëmbimin me Çelo Picarin dhe Ismail Beun, i cili përbënte një burim të pasur për studimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike të kohës.
Shënimet historike të Azem Bej Janinës mbi “oxhaqet” e Shqipërisë të vitit 1889, gjithashtu ishin një tjetër trashëgimi e jashtëzakonshme, që u humb përgjithmonë.
Këto ishin ndihmë të paçmueshme për historianët dhe studiuesit, që mund të kishin shpërfaqur më shumë të vërtetat e mëdha të historisë sonë.
Një tjetër pasuri e bibliotekës së Eqerem Bej Vlorës ishte korrespondenca e pinjollëve të kësaj familjeje me shkrimtarin Dyma, një aspekt që pasqyronte lidhjet e ngushta kulturore dhe intelektuale të familjes Vlora me figurat e shquara të letërsisë dhe kulturës shqiptare dhe botërore.
Në vitin 1914, fondi i Bibliotekës së Eqerem Bej Vlorës ishte i jashtëzakonshëm, duke arritur në 14,640 vëllime, përfshirë libra të shkruar në disa gjuhë të rëndësishme si arabisht, turqisht, gjermanisht, italisht, greqisht, dhe shqip. Ky koleksion përfshinte edhe dorëshkrime të rralla arabe, libra fetarë të shenjta si Kurani dhe Bibla, si dhe një mori librash të tjerë që i dhanë shpjegime dhe interpretimet e të kaluarës së kombit tonë.
12.Çlirimi i qytetit të Vlorës më 15 tetor të vitit 1944 solli një ngjarje të dhimbshme për pasurinë kulturore të qytetit dhe të kombit shqiptar. Ai shënoi fillimin e një periudhe të errët për bibliotekën e famshme të familjes Vlora.Një koleksion i pasur me vepra të jashtëzakonshme, të cilat do të shkatërroheshin dhe do të zhdukeshin përgjithmonë. Pinjolli i kësaj familjeje, Eqerem Bej Vlora, u detyrua të largohej nga vendi për shkak të rrethanave të krijuara nga regjimi, duke lënë pas një thesar të madh kulturor dhe historik që ishte i lidhur ngushtë me identitetin e qytetit të Vlorës dhe të Shqipërisë.
Banesa dy katëshe ku ndodhej biblioteka, një ndërtesë e njohur dhe e shenjtë për historinë e qytetit, u bastis menjëherë pas çlirimit. Asnjë kujdes dhe asnjë vlerësim për librat e rrallë që mbaheshin aty.
“Gjithçka shkelej me këmbë dhe askush nuk pyeste për ata libra të rrallë që griseshin dhe shkatërroheshin,” thotë Shaska, duke shprehur trishtimin dhe zhgënjimin për atë që ndodhi.
Pasuri të jashtëzakonshme që mund të kishin shërbyer për studime dhe ndihmesë për historinë dhe kulturën shqiptare u zhdukën në një periudhë shumë të shkurtër.
Megjithatë,mes kaosit të bastisjes dhe shkatërrimit të librave, ndodhi diçka e pazakontë. Disa individë, përfshirë një oficer të shërbimit të sigurimit, ndaluan dhe kuptuan vlerën e këtyre librave, duke i shpëtuar ato nga shkatërrimi. Ai, i bindur se këta tituj mund të kenë një vlerë të madhe në të ardhmen, i ruajti librat për vite me radhë, duke i mbajtur në banesën e tij. Pas vdekjes së tij, këta libra kaluan në duar të vëllait të tij, i cili i ruajti ato në fshatin Vuno, ku ndodhen edhe sot. Ky moment i shpëtimit është një ndihmë e vogël për të ruajtur një pjesë të pasurisë kulturore të humbur, por që fatmirësisht mbijetoi për t’u ruajtur dhe për të vazhduar të transmetohet në kohë.
Megjithatë, përkundër humbjes së shumë materialeve të çmuara dhe të shkatërrimit të bibliotekës origjinale, një pjesë e rëndësishme e këtij thesari u shpëtua.
Rreth 2000 libra dhe dorëshkrime të fushës së albanologjisë nga biblioteka e Vlorajve u ruajtën dhe u përfshinë në fondin e bibliotekës publike “Shevqet Musaraj” në vitin 1946, duke krijuar një mundësi për ruajtjen e këtij pasurimi për brezat e ardhshëm. Ky akt i ruajtjes ishte një simbol i forcës së kulturës dhe dëshirës për të shpëtuar atë që mund të ishte humbur përgjithmonë.
Në vitin 1974, godina e Eqerem Bej Vlorës u përdor për herë të dytë si bibliotekë, duke krijuar një lidhje të fuqishme mes dy periudhave historike, të cilat ishin të ndryshme dhe të ndara nga një hendek i thellë. Ky akt i dyfishtë i përdorimit të saj si bibliotekë, një herë nga familja Vlora dhe më pas nga shteti, është një kujtim i fuqishëm i historisë së qytetit dhe një dëshmi e qëndrueshmërisë së kulturës shqiptare, pavarësisht përpjekjeve për ta shkatërruar atë.
13.Mbyllja e biblioteke së familjes Vlora, pas ngjarjeve të vitit 1944, është një humbje që i dhemb jo vetëm qytetit të Vlorës, por gjithë kombit shqiptar.Ajo ishte më shumë se një koleksion librash dhe dorëshkrimesh. Ishte një pasuri shpirtërore, një thesari i papërsëritshëm i dijes, kulturës dhe historisë që u shkatërrua nga një erë e egër që erdhi me regjimin dhe që s’kishte mëshirë për atë që kishte ndërtuar brez pas brezi. Fjalët e Shaskës, që përshkruajnë shkatërrimin e librit dhe grishjen e historisë me këmbë, do të mbeten të gdhendura si një plagë e pashlyeshme në kujtesën e qytetit.
Kur librat, që mbanin kujtimet e një kombi, që ruanin dijet e parardhësve dhe ngjarjet historike të lavdishme, shuhen nën këmbët e ata që nuk kuptojnë vlerën e tyre, një pjesë e kulturës dhe e identitetit të kombit tonë humbet përgjithmonë. Po, biblioteka e familjes Vlora, që dikur rrezatonte dritën e njohurive të shekujve, u shkatërrua, por mbetet e gjallë në kujtesën e atyre që e dinë se çfarë ajo përfaqësonte.
Nëpër kohë, çdo hap i shkatërrimit dhe çdo pllakë e thyer nga ato librat e shenjtë është një dëshmi e atij që mund të jetë humbur përfundimisht. Por, përkundër çdo periudhe të errët që e ka kaluar ky thesari, emri i familjes Vlora dhe pasuria e saj kulturore jeton ende në zemrat e atyre që besojnë te fuqia e librit, te trashëgimia dhe te ruajtja e kujtesës.
Përherë do të mbetet një hije e thellë nostalgjie dhe një dhimbje e pandarë për atë çka ishte, dhe për atë që mund të kishte qenë. Ajo bibliotekë, që dikur ishte një simbol i dijeve dhe i pasurisë shpirtërore tëqytetit, tani është vetëm një kujtim i shuar në errësirën e një kohe. Dhe për ata që kujtojnë, biblioteka e Vlora do të jetë gjithmonë një dritë që ndriçon së brendshmi, një histori që nuk mund të harrohet kurrë.


















