Rinumërimi i votave aktivizon skemën e “trenit bullgar” të manipulimit të votave

52
Sigal

Hapja e kutive të votimit në Gramsh ka vërtetuar masakrën zgjedhore më 11 maj. Fletët e votimit pa vula janë numëruar si të vlefshme për PS. KAS do t’i vendosë kapak javën tjetër rezultatit për Elbasanin, ndërsa sot do të nisë maratona e numërimit nga e para e të gjitha votave të qarkut Tiranë.

01

Rinumërimi i votave, kandidati i PD-së: Votat pa vulë po numërohen për PS-në

Deputeti Kandidati Blendi Himçi bashkë me vëzhguesit e PD-së, kanë kontestuar rinumërimin, duke pretenduar që fletë pa vulë janë konsideruar si të tjerë për PS-në.

Fleta hyn te kutia e të gjithëve, është vetëm një vulë dhe mund të konstatojnë si të tjerët, dhe vota është e sigurt për PS-në. kutie Për sa kohë futet një bosh, e cila ka krijuar trenin bullgar dhe shikoni dhe rezultatin e kësaj qendre, është që kjo kuti të dali e gjitha e pavlefshme. Kjo është kërkesa jonë lidhur me këtë kuti votimi. Ky është një proces që nuk e kemi konstatuar nga pamjet filmike. Po e rishikojmë dhe këtu është një sjellje skandaloze”, tha Himçi.

Ka përfunduar procesi i verifikimit të votave për 94 kutitë e Peqinit dhe Gramshit në Qarkun e Elbasanit, të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.Hapje e kutive për këto dy bashki u bë vetëm për materialet zgjedhore dhe jo për efekt rezultati, për të vërtetuar fletët e votimit, pasi Partia Demokratike për manipulim të procesit zgjedhor përmes fenomenit të “trenit bullgar”.

Detajet dhe procesi:

323 qendra votimi do të hapen në total, përfshijnë 85 kuti votimi nga jashtë vendit.

Procesi po realizohet nga 24 grupe numërimi, me gjithsej 63 punonjës të administratës: 48 numërues dhe 15 zëvendësues.

Numërimi subjekt në 24 tavolinë, në praninë e vëzhguesve të autorizuar nga ata që kanë ankimuar.

Qarku i Tiranës

Rinumërimi i të gjitha kutive të votimit brenda vendit.

Përfshin 18 KZAZ dhe 1.282 qendra votimi.

Qarku Fier

Rinumërim për të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët.

Përfshin 9 KZAZ dhe 587 qendra votimi.

Qarku i Durrësit

Rinumërim i plotë për:

111 qendra votimi të KZAZ nr. 21 dhe 22

126 qendra votimi të listuara nga PD-ASHM

60 qendra votimi të kërkuara nga PLL

Në total, do të rinumërohen 360 kuti, prej tyre 275 nga brenda vendit dhe 85 nga jashtë.

Qarku i Elbasanit

Rinumërimi ofron 94 qendra votimi të KZAZ nr. 45 dhe 52, duke përfshirë fletët e votimit dhe materialet zgjedhore.

Shpenzimet për procesin:

7.858.600 lekë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve

8.480.000 lekë për mbrojtjen logjistike

4.775.450 lekë për zarfe dhe ndihmë

02

Përballja me videot, Celibashi e pranon: pikëpyetje të mëdha mbi administrimin e procesit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celbashi ka komentuar masakrën elektorale te 11 majit dhe është munduar që të gjejë justifikime për ato denoncime që tashmë i ka bërë publike opozita por që iu paraqiten gjatë emisionit edhe kreut të KQZ që ai të mund të jepte komentet e tij.Ilirjan Celibashi: Nëse ato pamje janë të tilla në 5 mijë, apo 1 mijë, apo në 200 apo 300 qendra votimi është vërtetë problematike. Këtë nuk e dimë. Por do të duhet ta pranojmë që ajo pamje vendos pikëpyetje të mëdha mbi administrimin e procesit zgjedhor.Flavio Qarri: Në vlerësimin tuaj, çfarë do e bënte procesin të ripërsëritej? Të kishte zgjedhje të tjera…Sa do të duhej të ishte norma e manipulimit dhe e videove makabre si kjo?

Ilirjan Celibashi: Është kaq shumë subjektive kjo gjë sa…. Nëse ndryshon një mandat e vë në dyshim procesin. Por prapë….Nëse flasim për numrat do të duhet të llogarisim që ky numër sa ndikon në të gjithë numrat e tjerë. Nuk është edhe kaq e thjeshtë. Por për këdo mund ta rrëzojë gjithë procesin….nuk është fare pozitive, nuk mund të ndodhë fare kjo gjë.

Nëse flasim për një mandat në këtë numër mandatesh, nuk e rrëzon të gjithë procesin në kuptimin e rezultatit. Natyrisht që vendos disa pikëpyetje mbi procesin por jo mbi të gjithë rezultatin e këtij procesi. Është vërtet shumë relative dhe subjektive për të vendosur në balancë një shkelje të cilën ti e ke evidentuar në raport me të gjithë procesin. Të themi për rastin konkret që është kaq evident dhe skandaloz nga çdo pikëpamje ligjore, morale apo ku di unë. Është vërtet sfidë e madhe që i bëhet procesit ajo pamje.

Jo, por unë nuk arrij të kuptoj një gjë vërtet këtë. Sepse këtë diskutonim edhe me një pjesë të stafit të KQZ. Sepse këto janë kamerat që KQZ ka vendosur në një qendër votimi dhe ne ua kemi shpërndarë subjekteve zgjedhore sipas kërkesave. Nuk arrij ta kuptoj nëse ai zotëria, apo ata zotërinjtë e dinë që janë nën monitorim me kamera dhe nuk arrij ta kuptoj vërtet ketë gjë.

Flavio Qarri: Ndërkohë, një tjetër aspekt që ju ka dështuar, është paisja e identifikimit elektronik.

Ilirjan Celibashi: Kjo nuk qëndron në mënyrë kategorike, në mënyrë absolute. Jam duke pritur pamjet për të komentuar.

Flavio Qarri: Ja një person që voton 4 herë pa i marrë as kartën e identitetit.

Ilirjan Celibashi: Kjo është e njëjta qendër votimi.

Flavio Qarri: Është qendër votimi spektakolare kjo…