Skandali, a përgjohet edhe trupi diplomatik? Nuri: “970 pika kamerash rrezikon sigurinë dhe privatësinë”

Drejtues i Departamentit të Drejtësisë në PD, Franc Nuri, ka kundërshtuar sistemin e kamerave të sigurisë që pritet të vihen në vend.

Nuri në një intervistë në media e ka cilësuar instalimin e 970 kamerave në vend si cënim të privatësisë dhe sigurisë, duke mos përjashtuar faktin që nga kamerat mund të filmohen dhe kalimet e diplomatëve të huaj apo eksponentëve të tjerë.

Sigal

“Kane thënë që do të jetë 970 pika në Shqipëri ku do të vendoset ky sistem, 28 pika të kalimit kufitar, do të jenë 20 shkolla dhe ambiente të tjera.

Kush e përjashton mundësinë që nga pikat e kalimit kufitar sdo të vinë diplomatët e huaj, duke udhëtuar për herë të parë në Shqipëri sigurisht që do të kalojnë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar.

970 pika të vendosura tanimë mjaftojnë për të survejuar një territorr gjeografik si Shqipëria, dhe duhet paramenduar që këto do të jenë dhoma urbane sepse kane nevoj për shtrirje interneti me fibra optike, dhe kjo është një problem tjetër pastaj por është cëshjte kostosh dhe unë nuk dua të përfshihem gjatë në këto cështjë, por mos mendoni që këto lloj kamerash do të vendosen në zona rurale sepse u nevojitet internet me shpejtësi të lartë, kështu që shumica do të jenë në kryeqytet në zona urbane, aty ku ka dhe më shumë aktivitet, kështu që nuk përjashtohet që të survejohen edhe diplomat të huaj apo eksponent të huaj”, është shprehur ai.