Presidenti Begaj pret ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, riafirmohet angazhimi për të forcuar mardhëniet dypalëshe mes shteteve

Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. OlgaCogen me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale.

Presidenti i Republikës vlerësoi vendimin për hapjen për herë të parë të Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës me seli në Tiranë.

Sigal

Gjatë takimit u riafirmua angazhimi për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me Belgjikën, bazuar nëvlerat e përbashkëta evropiane, dialogun e ngushtë politik dhebashkëpunimin e fortë brenda NATO-s dhe organizatave të tjerandërkombëtare.

Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme tëBelgjikës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke theksuar se për Shqipërinë integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet.

Kreu i Shtetit e siguroi Ambasadoren Cogen për mbështetjen e Institucionit tëPresidentit dhe institucioneve shqiptare në kryerjen me sukses të misionit të saj diplomatik në Shqipëri.