Kyebashkiaku Veliaj/ Në pranverë hapet parku i liqenit të Farkës, ku do të shërbejë edhe për stërvitjen e sportistëve të kryeqytetit

109
Sigal

Në pranverë, në kryeqytet hapet Parku i Liqenit të Farkës, hapësira e gjelbër më e madhe në Tiranë. Teksa mbolli 170 pemë të reja në këtë park, Kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se ai do të jetë më i madh se parku i liqenit të Tiranës.

“Këtë pranverë, përveç se të presim sythat e parë të këtyre pemëve, do të presim edhe hapjen e parkut të madh të Farkës. Është një park më i madh se i liqenit të Tiranës. E di që për ata që kanë parë transformimin e Liqenit të Tiranës, mendojnë se ai është një ndër parqet më të bukur në Ballkan, por parku i Farkës do jetë edhe më i bukur. Ka vërtet një investim cilësor, por mbi të gjitha është edhe një hapësirë më e madhe”,  tha Veliaj.

E teksa këtë vit Tirana mban titullin “Qyteti Europian i Sportit”, Veliaj tha se  Pedonalja që rrethon liqenin e Farkës do të shërbejë edhe për stërvitjen e sportistëve të kryeqytetit,

“Parku i Farkës do jetë pa dyshim investimi më i madh i Tiranës së gjelbër për këtë vit dhe çfarë koincidence ideale që përkon me Tiranën, Qyteti Europian i Sportit, ku ne vërtet duam që, siç kemi filluar me Triathlonën, një pjesë e maratonës kalon këtu, një pjesë e turit çiklistik kalon këtu, ndaj duam që ta animojmë me pafundësi aktivitetesh, që të kemi mundësi, që njerëzit edhe ta njohin parkun e Farkës, por edhe të ulim dhe të shfryjmë pak fluksin e jashtëzakonshëm që kemi tek Parku i Liqenit të Tiranës.”

Sot kam 170 mirënjohje për 170 pemët që çunat e gocat e Farkës dhe ata të Universitetit Bujqësor kanë mbjellë në këtë hapësirë, që po transformohet në mënyrë të paimagjinueshme. Këtë pranverë, përveç se të presim sythat e parë të këtyre pemëve, do të presim edhe hapjen e parkut të madh të Farkës. Është një park më i madh se i Liqenit të Tiranës”,-tha Veliaj.

Sipas Veliajt, synohet që deri në fund të 2030-ës në Tiranë të arrihet qëllimi i mbjelljes së 2 milionë pemëve.