Aeroport 3D, Hekurudhë 3D  Rama PPP dhe propaganda

215
Sigal

Bota virtuale e Ramës, propaganda e qeverisë dhe halucinacionet e pushtetit po zëvendësojnë investimet reale me projektet 3D, të kopjuara nëpër botë. E vetmja punë e Rilindjes janë PPP në shëndetsi, miniera, naftë, aeroporte, porte, rrugë, shkolla etj. Qytetarët do paguajnë mbi 2 miliardë Euro taksa për oligarkët por nuk blejnë dot ilaçet e covid, i cili po u merre jetën dhe kuletën . Ndërkohë që me 3D e imagjinatës së shthurur të qeverisë, mijra qytetarë po fluturojnë me avion nga aeroportet e Kuksit , Vlorës dhe Sarandës…

Nëse bota virtuale e Ramës dhe propagandës së qeverisë do kishte paksa realitet, minimalisht mund të quhej si kishte investuar diçka, por haluçinacionet e pushtetit sot janë vetëm projekte 3 D, edhe ato shpesh të kopjuara nga veprat në vende të ndryshme të botës. Megjithëse investime konkrete nuk shihen, konçesionet ose PPP-të janë motorri që mban ndezur jo ekonominë e vendit, por abuzimet nga qeveria dhe pasurimi i një grupi të vogël oligarkësh. Konçesionet janë dhënë kryesisht në shëndetësi, në infrastrukturën e pakët rrugore, në shfrytëzim të pasurive nëntokësore, inceneratorë apo edhe në ndërtimin e shkollave publike. Janë një shumë e frikshme prej rreth 2 miliardë euro që kanë dalë dhe pritet të dalin nga laku i shtrënguar në fytin e qytetarëve. Shëndetësia ka gllabëruar pjesën më të madhe të konçesioneve, por asgjë nuk duket kur qytetarët shkojnë për të marrë shërbim. Kushdo e fakton me situatën e covid në vend, ku minjëra familje janë prekur dhe fatkeqsisht shumë prej tyre kanë humbur jetën. Pjesa më e madhe e të prekurve që shfaqin simptoma të rënda fillimisht kurohen në shtëpi dhe vetëm nëse gjendja u përkeqësohet edhe më shumë detyrohen të shkojnë në spitale, ku para dy javësh gati u fut në kolaps për shkak të numrit të lartë të të prekurve dhe mungesës së theksuar të pajisjeve respiratore. Konçesione janë dhënë, por shërbimi mungon. Bashkë me qytetarë që humbin jetën, po rrënohen edhe ekonomitë familjare, ku detyrohen të dergjen nëpër banesa dhe ende nuk ka rimbursim për ilaçet e shtrenjta të cilat detyrohen t’i blejnë. Nëse do u besonin “arritjeve të qeverisë”, ata janë të vaksinuar edhe pa u vaksinuar, pasi në stadium, palestra, apo pallate sporti, shohin broshurat qeveritare me mbishkrimin “Shqipëria vaksionohet”. Nëse me fjalën Shqipëri nënkuptohet Rama, atëherë vërtetë jemi të “vaksinuar”, sepse personalisht kryeministri i ka marrë të dyja dozat. Gjithashtu nëse do i besonin projekteve 3 D të Unazës së Re, të gjithë drejtuasit e atomjeteve do kalonin në rrugë me mbikalime, nënkalime, trotuare të gjera, por sot qëndrojnë me orë të tëra mes trafikut të rënduar. Nëse do u besonin ngritjes së 17 shkollave me PPP në Tiranë, fëmijët e qytetarëve do ishin në ambiente të bollshme, por sot atyre u kërkohet të sjellin edhe ngrohëse me vete, apo edhe sapunë për të larë duart në banjot e rrënuara të shkollave, ku shpesh nuk ka as ujë. Të udhëtosh jashtë vendit me avion, nëse do u besohej projekteve 3D të qeverisë do uleshin në Aeroportin e Kukësit, të Vlorës apo Sarandës, por në fakt ka vetëm një aeroport, edhe ai i dhënë me konçesion pak javë më parë. Projektet 3D janë vetëm një imagjitatë e shthyrur e qeverisë po aq të shthurur në propagandën e saj, por investime të prekshme nuk ka, ndonëse 2 miliardë euro janë firuar nga buxheti i shtetit për konçesionet qeveritare. Boldnews.al