Berisha thirrje deputetëve të PD në Matit: Mos u bëni besëprerë si Basha, bashkohuni me demokratët

193
Sigal

Lideri historik i PD, Sali Berisha ftoi dy deputetët e Matit, Dhurata Çupi dhe Kreshnik Çollaku që të shkojnë dhe të verifikojnë firmat te zyra e Edi Palokës, për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor. 

Berisha i ftoi ata që t’i bashkohen anëtarësisë dhe demokratëve.

“Ju demokratë të Matit të vini në Tiranë dhe të merrni deputetët tuaj. Unë kam konsideratë për ta, por kam konsideratë kur ata t’ju respektojnë ju. Gjithë respekti im varet nga respekti i tyre ndaj jush. Ndaj Sali Berishës, le të votojnë si të duan, le të deklarojnë çtë duan, por ndaj jush që keni derdhur lumenj djerse për ta, për mandatin e tyre, duhet të ndjehen të detyruar, të mos bëjnë besëprerin dhe mosmirënjohësin si Lulzim Basha, por bashku me ju të ngjiten dhe të shohin një nga një firmëtarët e historisë së pluralizimit politik se kush ka firmosur, sa të vërteta janë ato firma dhe të bashkohen me ju. Kjo është thirrja ime për deputetët e Matit dhe për të gjithë deputetët e PD”.