Në Shqipëri , shtëpitë shihen si luks, makinat ëndërr, të rinjtë mbeten qiraxhinj në vendin e tyre, kurse politikanët nuk dinë ku i kanë pasuritë , vilat, dyqanet dhe makinat luksoze. Të rinjtë po humbin besimin se mund të ndërtojnë jetën e tyre në Atdhe, nga pamundësia për të blerë një shtëpi modeste, nuk planifikojnë të ardhmen dhe nuk krijojnë familje, pasi punojnë në dy punë vetëm për të mbijetuar e jo për të ndërtuar të ardhmen.Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë kulla, por paga të larta, banesa të përballueshme dhe institucione që garantojnë barazi para ligjit, pasi për kë funksionon ekonomia nëse një politikan blen për 40 ditë një shtëpi dhe një qytetar i thjeshtë për 40 vjet.
PARADOKSI SHQIPTAR: NJË POLITIKAN NJË SHTËPI E BLEN PËR 40 DITË NJË QYTETAR I THJESHTË PËR 40 VJET
NË SHQIPËRI SHTËPITË SHIHEN SI LUKS, MAKINAT ËNDËRR, TË RINJTË MBETEN QIRAXHINJ NË VENDIN E TYRE, POLITIKANËT NUK DINË KU I KANË PASURITË
–Të rinjtë nuk mund të blejnë shtëpi, nuk krijojnë familje, nuk planifikojnë të ardhmen dhe humbin besimin se mund të ndërtojnë jetën e tyre në atdhe
–Në Shqipëri, të rinjtë punojnë në dy punë vetëm për të mbijetuar, jo për të ndërtuar të ardhmen.
– Kur çiftet e rinj ndodhen në udhëkryq shohin lajme për pasuri marramendëse të zyrtarëve dhe politikanëve, për prona të shumta, apartamente, vila, dyqane dhe makina luksoze
– Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për pallate, por për paga më të larta, banesa të përballueshme, për politika sociale që mbështesin familjet e reja dhe për institucione që garantojnë barazi para ligjit.
Luan Levanaj
Nga viti në vit, ëndrra e një çifti të ri për të blerë një apartament po shndërrohet në një mision pothuajse të pamundur. Në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë, çmimet e banesave janë rritur në nivele rekord, ndërsa pagat dhe fuqia blerëse e qytetarëve kanë mbetur shumë larg ritmit të rritjes së tregut imobiliar. Në pamje të parë, ky fenomen duket si pjesë e një tendence evropiane. Sipas raportit “EuropeanHousing Trend Report 2025”, mosha mesatare e blerësve të parë të një banese në Evropë është 31.3 vjeç. Kjo tregon se edhe në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian, të rinjtë nuk arrijnë të bëhen pronarë menjëherë pas hyrjes në tregun e punës, por vetëm pas disa vitesh kursimi, sakrifice dhe mbështetjeje familjare.Por situata shqiptare është më e rëndë se kaq.Në shumicën e vendeve evropiane, edhe pse banesat janë të shtrenjta, pagat janë disa herë më të larta se në Shqipëri dhe shteti ofron politika sociale, kredi të subvencionuara apo programe strehimi për çiftet e reja. Në Shqipëri, përkundrazi, të rinjtë përballen me paga modeste, punësim të pasigurt dhe mungesë të politikave efektive të strehimit. Paradoksi bëhet edhe më i madh kur shikon realitetin e tregut. Në Tiranë vazhdojnë të ndërtohen qindra pallate të reja, ndërsa mijëra apartamente mbeten të pashitura ose të pabanuara. Megjithatë, çmimet nuk bien. Përkundrazi, ato vazhdojnë të rriten artificialisht, duke krijuar një hendek gjithnjë e më të madh mes qytetarit të zakonshëm dhe mundësisë për të pasur një shtëpi. Sot një familje e re me dy paga mesatare e ka pothuajse të pamundur të blejë një apartament pa marrë një kredi afatgjatë që do ta shoqërojë për 25 apo 30 vite. Shumë të rinj detyrohen të jetojnë me prindërit deri në moshë të madhe ose të largohen jashtë vendit në kërkim të një jete më të sigurt. Ndërkohë, kostoja e jetesës vazhdon të rritet. Ushqimet, energjia, qiratë, transporti dhe shërbimet bazë marrin pjesën më të madhe të të ardhurave mujore. Sipas vlerësimeve të fundit, Tirana renditet ndër qytetet më të shtrenjta të Europës në raport me të ardhurat e banorëve. Kjo do të thotë se qytetarët shqiptarë paguajnë çmime europiane me paga ballkanike. Përballueshmëria e jetesës nuk është më thjesht një çështje ekonomike. Ajo po shndërrohet në një problem social dhe demografik. Kur të rinjtë nuk mund të blejnë shtëpi, nuk krijojnë familje, nuk planifikojnë të ardhmen dhe humbin besimin se mund të ndërtojnë jetën e tyre në vendin ku kanë lindur. Pyetja që shtrohet sot është e thjeshtë: si mund të vazhdojnë të rriten çmimet e apartamenteve në një vend me paga të ulëta, me emigracion të lartë dhe me mijëra banesa bosh? Pa transparencë në tregun e pasurive të paluajtshme, pa politika strehimi dhe pa rritje reale të të ardhurave, Shqipëria rrezikon të kthehet në një vend ku banesat ndërtohen për kapitalin, ndërsa qytetarët mbeten gjithnjë e më larg mundësisë për t’i banuar ato. Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, situata bëhet edhe më alarmante. Një çift i ri që punon dhe merr nga 70 mijë lekë të reja secili në muaj, pra me të ardhura familjare prej rreth 140 mijë lekësh, e ka pothuajse të pamundur të blejë një apartament me çmimet aktuale të tregut pa u futur në një kredi afatgjatë ose pa ndihmën e familjes. Praktikisht, një familjeje të tillë do t’i duheshin afro 25-30 vjet punë për të siguruar një banesë, ndërkohë që gjatë gjithë kësaj periudhe duhet të jetojë me kursime të vazhdueshme dhe kufizime të forta. Duhet të heqë dorë nga shumë gjëra që konsiderohen normale për një jetë dinjitoze: pushimet verore të jenë të rralla dhe modeste, daljet në restorante të kufizohen në raste të veçanta, argëtimi dhe aktivitetet kulturore të reduktohen në minimum, ndërsa blerja e një automjeti të kufizohet vetëm në modele ekonomike dhe të përdorura. Me fjalë të tjera, ëndrra e një shtëpie kërkon sakrifikimin e cilësisë së jetës për dekada me radhë. Një çift i ri detyrohet të zgjedhë mes të jetuarit sot dhe sigurimit të një strehe nesër. Kjo nuk është më një çështje kursimi apo menaxhimi financiar, por një problem i thellë i raportit mes pagave dhe çmimeve. Më shqetësuese është se këto sakrifica nuk garantojnë domosdoshmërisht sukses. Rritja e vazhdueshme e çmimeve të apartamenteve shpesh ecën më shpejt se aftësia kursyese e familjeve. Kështu, ndërsa qytetarët përpiqen të kursejnë, objektivi largohet gjithnjë e më shumë. Një shoqëri ku të rinjtë duhet të presin deri në moshën 50-vjeçare për të siguruar banesën e tyre nuk mund të konsiderohet një shoqëri me mundësi të barabarta. Kur e drejta për strehim kthehet në privilegj, atëherë kemi të bëjmë jo vetëm me një krizë ekonomike, por edhe me një krizë sociale që prek të ardhmen e vendit.
Sot, në Shqipëri, një çift i ri duhet të punojë për dekada të tëra për të siguruar një apartament modest.
Duhet të kursejë vazhdimisht, të heqë dorë nga shumë kënaqësi të jetës, të kufizojë pushimet, argëtimin dhe shpenzimet familjare. Shpesh, edhe pas gjithë këtyre sakrificave, blerja e një banese mbetet një objektiv i largët. Nga ana tjetër, qytetarët përballen çdo ditë me lajme për pasuri marramendëse të zyrtarëve dhe politikanëve, për prona të shumta, apartamente, vila, dyqane dhe makina luksoze. Kjo kontrast i fortë mes jetës së qytetarit të zakonshëm dhe privilegjeve të një pjese të elitës politike krijon ndjenjën se barra e sakrificës nuk shpërndahet njësoj për të gjithë. Në një vend normal, puna duhet të shpërblehet dhe të krijojë mundësi për një jetë dinjitoze. Në Shqipëri, shumë të rinj ndihen sikur punojnë vetëm për të mbijetuar, jo për të ndërtuar të ardhmen. Kur një familje me dy paga mesatare nuk arrin të blejë një shtëpi pa u futur në borxhe për 30 vjet, ndërsa pasuritë e disa zyrtarëve rriten vazhdimisht, lind pyetja legjitime: për kë po funksionon ekonomia? Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për më shumë pallate. Ajo ka nevojë për paga më të larta, për banesa të përballueshme, për politika sociale që mbështesin familjet e reja dhe për institucione që garantojnë barazi para ligjit. Sepse zhvillimi nuk matet me numrin e kullave që ngrihen në horizont, por me mundësinë që qytetarët e zakonshëm të jetojnë me dinjitet dhe të ndërtojnë jetën e tyre në vendin e tyre. Nëse të rinjtë vazhdojnë të shohin se ëndrra për një shtëpi, një familje dhe një jetë normale bëhet gjithnjë e më e paarritshme, atëherë problemi nuk është vetëm ekonomik. Ai bëhet një problem kombëtar, që prek besimin, shpresën dhe të ardhmen e vendit. Sot, në Shqipëri, një çift i ri duhet të punojë për dekada të tëra për të siguruar një apartament modest. Duhet të kursejë vazhdimisht, të heqë dorë nga shumë kënaqësi të jetës, të kufizojë pushimet, argëtimin dhe shpenzimet familjare. Shpesh, edhe pas gjithë këtyre sakrificave, blerja e një banese mbetet një objektiv I largët. Nga ana tjetër, qytetarët përballen çdo ditë me lajme për pasuri marramendëse të zyrtarëve dhe politikanëve, për prona të shumta, apartamente, vila, dyqane dh emakina luksoze. Kjo contrast I forte mes jetës së qytetarit të zakonshëm dhe privilegjeve të një pjese të elites politike krijon ndjenjën se barra e sacrifices nuk shpërndahet njësoj për të gjithë.Në një vend normal, puna duhet të shpërblehet dhe të krijojë mundësi për një jetë dinjitoze. Në Shqipëri, shumë të rinj ndihen sikur punojnë vetëm për të mbijetuar, jo për të ndërtuar të ardhmen. Kur një familje me dy paga mesatare nuk arrin të blejë një shtëpi pa u future në borxhe për 30 vjet, ndërsa pasuritë e disa zyrtarëve rriten vazhdimisht, lind pyetja legjitime: për kë po funksionon ekonomia? Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për më shumë pallate. Ajo ka nevojë për paga më të larta, për banesa të përballueshme, për politika sociale që mbështesin familjet e reja dhe për institucione që garantojnë barazi para ligjit. Sepse zhvillimi nuk matet me numrin e kullave që ngrihen në horizont, por me mundësinë qëqytetarët e zakonshëm të jetojnë me dinjitet dhe të ndërtojnë jetën e tyre në vendin e tyre.Nëse të rinjtë vazhdojnë të shohin se ëndrra për një shtëpi, një familje dhe një jetë normale bëhet gjithnjë e më e paarritshme, atëherë problem nuk është vetëm ekonomik. Ai bëhet një problem kombëtar, që prek besimin, shpresën dhe të ardhmen e vendit.




















