Golden Foot Award/ Prezantuesja shqiptare Enkeleida Zeko (Toma), e ftuar nderi në ndarjen e çmimeve të eventit më të madh të futbollit Botëror në Monte Carlo të Monakos

331
Sigal

Prezantuesja shqiptare Enkeleida Zeko (Toma), e ftuar nderi në ndarjen e çmimeve ‘Golden Foot Award’ në Monto Carlo të Monakos.

Autorja e emisionit ‘Fair Play’ te televizioni Syri, ka shpërndarë imazhe nga ky event i madh i futbollit.

Prezantuesja shqiptare merr pjesë në ‘Golden Foot Award’, aty ku Salah fitoi çmimin e madh.  Enkeleida madje ka postuar foto edhe shumë emra të njohur të futbollit, ndër ta edhe me Dani Alves të Barcelonës. Kujtojmë që prezantuesja edhe në të kaluarën ka qenë e ftuar në shumë evente prestigjioze të sportit. Këtu jemi te ‘Golden Foot Award’ ky është një çmim, i cili u dhurohet lojtarëve vetëm njëherë në jetë. Këtë vit çmimin e ka fituar futbollisti i Liverpulit, Mohamed Salah.


– Pyetjes së Autores dhe Drejtueses të programit Fair Play në Syri TV, Enkeleida Zeko se çfarë mendon për futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatin italian dhe kombëtaren shqiptare që drejtohet prej vitesh nga trajneri italian Gabrielle Oriali iu përgjigj:

Kemi luajtur me Shqipërinë në kohën kur drejtohej nga Gianni De Biasi. Vitet e fundit në planin futbollistik Shqipëria është rritur shumë. Nuk e di nëse kjo vjen si rezultat i drejtimit të përfaqësueses nga trajnierë italianë. Shqipëria ka një skuadër jo të lehtë për t’u përballur nuk është më si dikur që mund të konsiderohej e lehtë për Italinë. Sot Shqipëria është rritur shumë . Ka lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare. Shume prej tyre në kampionatin italian, që kanë patur mundësi të rriten shumë dhe të trajnohen nga trajnerë që kanë eksperiencë ndërkombëtare. Shqipëria është një skuadër që po krijon një përvojë të jashtëzakonshme.

-Ikona e ekranit sportiv shqiptar Enkeleida Zeko(Toma), e pranishme në këtë event i drejtoi një pyetje të specifikuar edhe Gabriele Oriali, zv. trajner me Roberto Mancinin që fituan Euro 2020.

Përgjigja e Gabriele Oriali, ishte sa domethënëse aq edhe nostalgjike për yjet e futbollit botëror që kanë lënë gjurmë në histori: Është edicioni i 19 i Golden Foot Award dhe ky event konsiderohet edhe si pasaporta dhe historia e yjeve pasi gjurmët e tyre janë të vendosura në bulevardin e Monte Carlo. Deri tani janë mbi 100 gjurmë që nga Diego Armando Maradona që është i pari e deri tek Kristiano Ronaldo që ka fituar edicionin e 2020-ës.