Viroza më e re ngjitëse për fëmijët, pediatri: Mos përdorni antibiotikë

255
Sigal

“Gojë..këmbë..dorë” është viroza e re ngjitëse që po qarkullon prej disa ditësh tek fëmijët.

Lajmi bëhet i ditur nga Shefi i Pediatrisë Berat Vladimir Kumaraku i cili tha për ‘Fax News’ se viroza është ngjitëse dhe me temperaturë të lartë dhe se është përhapur gjerësisht në kopshte e çerdhe.

Kumaraku ka deklaruar po ashtu se kjo sindromë paraqitet me temperaturë të lartë dhe me puçrra të shumta në këmbë,duar dhe gojë.

Sipas pediatrit Kumaraku,kjo situatë e krijuar është një situatë virale,jo për tu trembur por për tu vlerësuar

Sindroma-ka thënë ai-po përhapet gjerësisht në ambjentet e mbyllura siç janë çerdhet e kopshtet dhe duke qënë se është ngjitëse,mjeku i bën thirrje edukatoreve që nëse shohin fëmijë me shenja të tilla të mos i pranojnë brenda ambienteve, në mënyrë që të minimizohet shpërndarja e saj.

“Kjo sindromë është ngjitëse dhe po shfaqet dukshëm në kopshte e çerdhe. S’ka rrezik po ska pse shpëndahet.

Deri tani kjo sindromë nuk ka shfaqur ndonjë komplikacion tek asnjë fëmijë të prekur, qoftë në aparatin e frymëmarrjes,zemrën apo aparatin tretës.

Është situatë që përdorimi i antibiotikëve duhet të jetë minimal dhe jo maksimal. Jo agresivë në trajtimin e fëmijëve që në fillim”-u shpreh Kumaraku.