Takim me banorët e Tepelenës, investimet dhe këshilla për të shfrytëzuar resurset që ofron kjo krahinë

574
Sigal

Rama u tregon banorëve të Tepelenës si të bëjnë para: Keni përpara një minierë të pashfrytëzuar

Në një takim për prezantimin e projekteve të reja në Tepelenë, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje banorëve të qyteteve të vogla që ti kushtojnë rëndësi agroturizmit, përmes hapjes së hoteleve dhe bujtinave. Gjithashtu Rama u shpreh se vitet e fundit ka një rritje të vlerës së territorit nga Tepelena në Tropojë. “Kemi përpara një minierë të pashfrytëzuar për të bërë para, aty ku duket sikur varfëria është dënim i përjetshëm. Kemi minierën e bukurisë së vendit tonë dhe këtyre zonave. Si mund të bëjmë para? Jo për të mbijetuar, por për të pasur mirëqenie me bukurinë, traditën e mikpritjes dhe duke e transformuar shtëpinë dhe tokën rrotull në një agrobiznes. Në Nivicë kishin mbetur 30 familje dhe mund të blije shtëpi me 2 milionë lekë të vjetra. Sot atje është gjëja më e vështirë për të blerë shtëpi. I bëj thirrje të gjithë atyre që janë në emigracion të shohin mundësinë për të bërë agroturizëm, do të kenë tatim fitimi vetëm 5% dhe TVSH vetëm 6%.”. Kemi përpara një minierë të pashfrytëzuar për të bërë para, aty ku duket sikur varfëria është dënim i përjetshëm. Kemi minierën e bukurisë së vendit tonë dhe këtyre zonave. Si mund të bëjmë para? Jo për të mbijetuar, por për të pasur mirëqenie me bukurinë, traditën e mikpritjes dhe duke e transformuar shtëpinë dhe tokën rrotull në një agrobiznes. Në Nivicë kishin mbetur 30 familje dhe mund të blije shtëpi me 2 milionë lekë të vjetra. Sot atje është gjëja më e vështirë për të blerë shtëpi. I bëj thirrje të gjithë atyre që janë në emigracion të shohin mundësinë për të bërë agroturizëm, do të kenë tatim fitimi vetëm 5% dhe TVSH vetëm 6%. Kjo është një zonë ku blegtoria mund t’i shërbejë tryezave të mikpritjes përmes bujtinave dhe hoteleve të vegjël të agroturizmit. Në vend që ata që kanë 10 dele të merohen ku do e shesin qumështin dhe djathin, krijohet një cikël i mbyllur që i bën të gjithë të fitojnë para.

Tërmeti “Publiçitari”

Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, është shquar në gafat e tij publike, sidomos me shprehen “fitore publiçitare. Dje, në takimin me kryeministrin Rama në Tepelenë, i kërkoi që edhe qyteza e tyre të ketë stadium ….kombëtar.  Tërmet Peçi, i njohur ndryshe si “Tërmet Publiçitari”, iu është drejtuar të pranishmëve me fjalët: “Të na rrojë sa malet, ky burri këtu! Ky po i bën të gjitha. Po ka burrë nëne që ka vënë dorë, je vetëm tij. T’i shprehim falënderimet e përzemërta me një duartrokitje shokut Edi Rama!”.