FOTO/ Qëllohet me gurë autobusi i linjës Ulqin-Prishtinë në Lezhë, udhëtarët në panik

513
Sigal

Një autobus i linjës së rregullt Ulqin-Prishtinë është sulmuar me gurë nga persona ende të paidentifikaur në territor të Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë dhe gurët që goditën autobusin e kompanisë “Barileva” lanë të thyer një xham dhe një dritë të autobusit duke krijuar edhe panik tek udhëtarët.

NOA

‘Indeksonline’ ka siguruar foto nga ky incident që ka ndodhur rreth orës 22:00 në Reps të Lezhës, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Policia e Shtetit i është përgjigjur menjëherë rastit dhe ka nisur procedurat për hetimin e ngjarjes.
33174629_10216057090690093_1357307938682699776_n-1024x576
33149351_10216057069449562_2468363519427346432_n-1024x768