Manjani: KLGJ të ndërpresë rrogën dhe të lirojë zyrën që ka zënë ish gjyqtari Dvorani

286
Sigal

Ish-Minsitri i Derjtësisë, Ylli Manjani, ndërsa komentoi qëndrimin e KLGJ në lidhje me çshtjen “Dvorani”, tha se ka nëj keqkuptim të madh.

Me një shënim në facebook, Majnani shkruan se nuk i takon KLGJ të shprehet nëse i ka mbaruar apo jo mandati ish gjyqtarit Ardian Dvorani, sepse këtë deklarim e ka bërë vetë Gjykata e Lartë dhe se ai mbanat i ka mbaruar, sipas Manjanit, 6 vite e 3 muaj më parë.

Sot KLGJ duhet thjesht të ndërpresë rrogën dhe të lirojë zyrën që ka zënë ish gjyqtari Ardian Dvorani. Vetëm kaq! Zoti Dvorani nuk mund ta ushtrojë më atë detyrë me mandat të deklaruar zyrtarisht të përfunduar, që me 16 Janar 2014. Nuk ka më çfarë ti interpretojë askush këtyre fakteve.As (me)nder-kombëtarët, që nuk përtojnë të menderosin çdo fije shprese për sundim të Kushtetutës në këtë vend “, shkruan mes të tjerash Manjani.Në mbledhjen e djeshme të zhvilluar online, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk dha asnjë përgjigje në lidhje me pyetjet dhe problematikat e ngritura për çështjen “Dvorani”, duke shtyrë mbledhjen në kërkim të një mendimi nga ndërkombëtarët.

Postimi i plotë:

Edhe njëherë, pak më shkoqur, mbi mandat-mbaruarin Dvorani.
Lexova qëndrimin e KLGJ dhe mu krijua bindja se ka një keqkuptim të madh. Ndoshta jo, por nuk dua të besoj ende që KLGJ është pjesë e lojës politike. Ndaj po e quaj thjesht keqkuptim.

KLGJ nuk i ka mbetur të shprehet nëse i ka mbaruar apo jo mandati ish gjyqtarit Ardian Dvorani, sepse këtë deklarim e ka bërë vetë Gjykata e Lartë sipas ligjit të kohës që me16 janar 2014. Në vijim ka korrespondecë të plotë shkresore me zyrën e Presidentit të Republikës (jo Ilir Metës), ku kërkohet plotësimi i vendit vakant që la Dvorani.
Pra 6 vite e 3 muaj më parë, ai mandat mbaroi me të gjitha adetet e procedurat e kohës.

Sot KLGJ duhet thjesht të ndërpresë rrogën dhe të lirojë zyrën që ka zënë ish gjyqtari Ardian Dvorani. Vetëm kaq!
Zoti Dvorani nuk mund ta ushtrojë më atë detyrë me mandat të deklaruar zyrtarisht të përfunduar, që me 16 Janar 2014.
Në fakt nuk duhej ta kishte ushtruar, të paktën që kur Gjykata Kushtetuese në 2015 vendosi shkoqur,që mandati është 9 vite dhe asnjë ditë më shumë.

Por, po e pranoj edhe sforcon e llogjikës së “kaposhit të farës”, që erdhi për shkak të shkarkimit të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Le të themi duhej dikush aty që të mbante hapur derën dhe këtë punë e bëri Dvorani, megjithse me mandat të deklaruar të përfunduar.

Por mjaft! Ka fund edhe kjo llogjikë. Tashmë janë tre gjyqtarë të rinj të emëruar që mund ta mbajnë derën e gjykatës hapur për me tre turrne, po qe nevoja.

Maksimumi, po ta kenë kaq për zemër, ish gjyqtari Dvorani falenderohet që harxhoi kohë nga jeta e tij post mandat për të mbajtur hapur derën e gjykatës. Tashmë zotërisë thjesht i ndërpritet rroga, privilegjet dhe i merren çelësat bashkë me dosjet e punës.

Ja, vetëm kaq ka detyrë të bëjë KLGJ si qeveri e gjyqsorit.
Nuk ka më çfarë ti interpretojë askush këtyre fakteve.As (me)nder-kombëtarët, që nuk përtojnë të menderosin çdo fije shprese për sundim të Kushtetutës në këtë vend…