Edi Rama në përgjimet e “Bild”: A e keni realizuar objektivin?

410
Sigal

Gazetari i Bild, Peter Tiede ka publikuar përgjimet e reja që faktojnë blerjen e votës në zgjedhjet e vitit 2017. Në përgjime gazetari gjerman ka publikuar një bisedë të përgjuar të kryeministrit Edi Rama gjatë procesit në zgjedhjet e Dibrës.

Këto përgjime tregojnë se si kriminelë, zyrtarë të policisë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë socialiste, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, kreun e komisionit të ligjeve Ulsi Manja, anëtarin e komisionit të sigurisë Xhemal Qefalia, deputetin Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për kryetar bashkie të Lezhës, kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe figura të larta të qeverisë socialiste janë përfshirë në blerjen e votave, intimidime ndaj votuesve të PD-së gjatë zgjedhjeve në Dibër.

Pjesa e parë e këtyre përgjimeve zyrtare tregon se si një drejtor i lartë i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi ka ngritur një skemë të qartë dhe një strategji për blerjen e votave, pengimin dhe shantazh të votuesve. Ai nuk është i vetëm në skemën kriminale. Si pjesë e investigimit, të dosjes 184/2016, prokuroria shqiptare e antimafias ka interceptuar një telefonatë mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit Arben Keshi, i cili zbulon se kryeministri i Shqipërisë është i përfshirë në aktivitetin kriminal.

Edi Rama: Hë mo si duket

Arben Keshi: Po mirë, mirë ke pritshmëritë jemi

Edi Rama: E keni realizu objektin thua?

Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e asaj që po na thonë komisionerët e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu e?

Arben Keshi: Them që po

Edi Rama: Po ata maskarenjtë