Ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq: Shqipëria të plotësojë kushtet, për luftën ndaj korrupsionit, ndryshe nuk ka negociata

794
Sigal

 

Ambasadorja franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq theksoi dje nga Elbasani se Shqipëri duhet të plotësojË kushte të cilat i janë vendosur nga BE në mënyrë që të hapen negociatat, duke shtuar se tashmë nuk ka kthim pas dhe se ato duan që ti hapin negociatat. Ajo ka theksuar se një nga kushtet kryesore për hapjen e negociatave është lufta ndaj korrupsionit, për të pasur një shtet të drejtë. Ambasadorja franceze theksoi se për sa i përket marrëdhënies mes Francës dhe Shqipërisë kemi një lajm shumë të mirë atë të ardhjes në Shqipëri të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, e cila do të vijë këtu dhe do të financojë projekte dhe bashkëpunime me qeverinë Shqiptare. Ambasadorja franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq
Tani jemi në etapë tjetër. Duhet ta keni parasysh se në marsin e këtij viti Këshilli i Europës vendosi se negociatat me Shqipërinë do të hapte. Dhe ajo që po them unë tani është të negociojmë se si do të negociohet në të ardhmen. Por nuk ka hapa prapa jemi të mendimit se ne duam të hapim negociatat. Siç e dini mirë ka disa kushte që duhet plotësuar, siç janë shteti i së drejtës lufta kundër korrupsionit, funksioni i gjykatës. Janë kushte të vëna të cilat nuk doja t’i përmendja me radhë. Kjo nuk varet as nga Franca as nga Polonia as nga Kroacia, kjo varet e gjitha nga Shqipëri. Kjo është situata, për sa i përket marrëdhënies mes Francës dhe Shqipërisë kemi një lajm shumë të mirë atë të ardhjes në Shqipëri të Agjencisë Franceze të Zhvillimit e cila do të vijë këtu dhe do të financojë projekte dhe bashkëpunime me qeverinë Shqiptare. Duhet ta dini se BE është partneri numër një për sa i përket projekteve të modernizimit. BE është partneri numër 1 i Shqipërisë ndaj çdo lloj partneri tjetër. Kjo është fare normale, sepse Shqipëria është një vend europian. Puna ime këtu është të punojmë së bashku që të ndihmojmë Shqipërinë që të arrijë qëllimin e anëtarësimit në BE.