Petrit Vasili: Dekalogu i krimit elektoral/ Si u vodhën zgjedhjet e 11 Majit!

59
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një postim në rrjetin e tij social ka publikuar  të ashtuquajturin “Dekalog i Barbarizmit Elektoral të 11 Majit”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si organizatorin e një “aksioni mafioz” të paprecedent në Europë.

Sipas tij, zgjedhjet janë manipuluar përmes përdorimit masiv të shtetit, institucioneve si KQZ e ambasadave, krimit të organizuar, administratës publike dhe një “ushtri mediatike” të financuar me para të pista.

Vasili thotë se janë grumbulluar mijëra prova për këtë “puç antishtet”, ndërsa e cilëson procesin si një masakër ndaj votës së lirë dhe abuzim kriminal me taksat e qytetarëve, përfshirë edhe mohimin e të drejtës së votës për diasporën.

Postimi i plotë:

Dekalogu i Barbarizmit elektoral te 11 majit!
1. Barbarizmi elektoral i 11 majit eshte provuar ne menyre derrmuese se ishte nje aksion mafioz i drejtuar nga nje dore e vetme, qe ishte Edi Rama.
2. Barbarizmi elektoral eshte tashme i zhveshur me mijra prova, fakte, dokumente, filmime e fotografi perpara gjithe botes, si nje puç antishtet dhe antidemokraci i paprecedent ne Europe apo ne çdo vend tjeter te civilizuar
3. Barbarizmi elektoral u konsumua permes qindra formave te manipulimit, vjedhjes,shitblerjes, falsifikimit te dokumenteve dhe shantazhimit te votes se lire te qytetareve.
4. Barbarizmit elektoral ju vune ne dispozicion te gjitha mekanizmat e shtetit me ne krye Kryeministrin dhe Qeverine, dhe duke vazhduar me Task Forcen mashtruese dhe te inkriminuar te drejtesise, e me tej KQZ, bashkite, policia, ambasadat.
5. Barbarizmit elektoral i sherbeu nje ushtri e tere patronazhistesh bandite gjithfaresh dhe ku pjesa derrmuese ishin administrata shteterore e te gjitha niveleve duke filluar nga sekretare te pergjithshem, drejtore, shefa sektori e nepunes, te cilet jane evidentuar nje per nje nga opozita dhe do te pergjigjen nje dite.
6. Barbarizmi elektoral pati pjesmarrjen shume aktive dhe te dhunshme te te gjithe llojeve te krimit qe nga krimi i organizuar, narkokriminelet, krimin ordiner dhe çdo lloj forme tjeter te malavites mafioze te vendit.
7. Barbarizmit elektoral ju vu ne dispozicion nje ushtri mediatike e sponsorizuar me para te pista, qe dizinformonte egersisht shqiptaret dhe qe siguronte perfitime ekonomike korruptive, qe jane evidentuar masivisht.
8. Barbarizmit elektoral i sherbeu dhe i sherben verberisht KQZ institucion, qe shkaterroi zgjedhjet per llogari te qeverise ne vend te misionit kushtetues per garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.KQZ se bashku me KAS ka bere e po ben gjithshka per te bere alibine krimit zgjedhor
9. Barbarizmi elektoral masakroi voten e Diaspores duke e vjedhur e manipuluar ne menyren me te paturpshme kete vote dhe duke dhunuar vullnetin e qindra mijra shqiptareve ne emigracion per te kontribuar per demokracine ne Shqiperi.
10. Barbarizmi elektoral shperdoroi qindra milion euro te taksave te djerses dhe sakrificave te shqiptareve per te blere zgjedhjet, ndonese nderkohe mijra shqiptare nuk marrin dot as ndihme mjeksore pa pagese dhe u mungojne edhe ilaçet baze.