Mbyllet kompania ajrore SkySolution e Ermal Beqirit menjëherë pas arrestimit të tij në Francë

Kompania ajrore SkySolution, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, nuk rezulton më e aksesueshme në internet, ndërsa sipas pretendimeve të publikuara, nuk figuron më as regjistrimi i saj në regjistrin tregtar të Sllovenisë.

Zhvillimi vjen në një kohë kur Policia e Shtetit në Shqipëri njoftoi arrestimin e Ermal Beqirit në Francë.

Sigal

Beqiri është pjesë e një prej dosjeve më të rëndësishme hetimore në Shqipëri, që lidhet me dyshimet për abuzime me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Kompania  doli në pah vetëm ditën e djeshme kur demokrati Belind Këllicci deklaroi se kjo kompani  e regjistruar në Sllovaki në emër të Ermal Beqiri në vend që të  sekuestrohej nga SPAK  vijonte  aktivitetin normalisht.