U hodh nga kati i tretë i Infektivit, ndërron jetë 69-vjeçari me koronavirus

224
Sigal

Një ditë pasi u hodh nga kati i tretë i spitalit infektiv, 69-vjeçari i infektuar me Covid Reshat Grembi ka ndërruar jetë.

Grembi ka ndërruar jetën mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Lajmi që tronditi opinionin publik ndodhi mesditën e djeshme.

I shtruar vetëm një ditë më parë në spital, 69-vjeçari Reshat Grembi nga Fieri ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes, duke u hedhur nga ballkoni i spitalit.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi në mesditë, në katin e tretë të spitalit, ku pacienti ishte shtruar prej disa ditësh.

Ai ndodhej në terapi intensive, ndërsa pas hedhjes ai pësoi dëmtime të mëdha në kokë që i morën dhe jetën.

Rasti i parë i vetëvrasjeve është regjistruar më 13 gusht, ku 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit” në gjendje të rënduar psikologjike, ku për pasojë ndërroi jetë.

Ndërkohë, që në 2 shtator Hasan Mira, 65 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i COVID 2 vetëm dy ditë pasi ishte shtruar aty.

Ndërkohë rasti i tretë ishte ai i Preng Gjonajt, 52 vjeç, me origjinë nga Tropoja e me banim në Tiranë, u regjistrua në 1 nëntor sërish tek Sanatoriumi.