Panairi i Tiranës “One Balkan, Stronger Balkans”, Klik Ekspo Group, promotor i iniciativave të mëdha

628
Sigal

Në sloganin “One Balkan, Stronger Balkans”, u çel mbrëmjen e së mërkurës në Pallatin e Kongresve,  Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, në edicionin e 27-të, me qëllimin e një manifestimi tregtar, perceptuar më shumë se çdo herë tjetër, si mënyra më e mirë për rivitalizimin social dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Konferenca e hapjes u shoqërua më vizitën e pavioneve të ekspozitës në prani të  personaliteteve të vendit, deputetë të parlamentit shqiptar, përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, Korpusit Diplomatik, mediave vendase dhe ndërkombëtare.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Luan Muhametaj, President i Klik Ekspo Group & Panairit Ndërkombëtar të Tiranës falenderoi për pjesëmarrjen në këtë event që organizohet në një kohe jo të zakonshme, ajo e pandemisë Covid 19. “Mirënjohja ime shkon për të gjithë pjesëmarrësit, biznesin, dhomat e tregtisë nga të gjithë vendet e rajonit dhe më gjerë: Serbinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnja dhe Hercegovinë, Turqinë, Italinë”.

“Falenderim i veçantë  është për Kryeministrin Edi Rama, për mbështetjen e dhënë në organizimin e ketij eventi të rëndësishëm biznesi”, përfundoi fjalën Luan Muhametaj, President i Klik Ekspo Group & Panairit Ndërkombëtar të Tiranës.

I pranishëm në eventin hapës të Panairi Ndërkombëtar të Tiranës, Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj falenderoi organizatorët për rikthimin e rutinës së 30 viteve të fundit, rihapjen, rimbledhjen, rijetëzimin që sjellin këto aktivitet për vendin dhe rajonin. “Fakti që biznesi, shkëmbimet, tregtia, aktivitetet ekonomike janë gjërat që bëjnë bashkë Ballkanasit, si një mundësi e mirë për maksimizuar fuqitë ekonomike”, u shpreh Kryetari i Bashkisë Tiranë. Duke u ndalur tek qasja e rritjes së produkteve, më shumë sesa konsumi, do mundësohet të kthehet një rajon më i suksesshëm, e me potencial për ta kthyer në fuqi ekonomike”, u shpreh Veliaj. Ai më pas u ndal tek qasja drejt të rinjve dhe propozoi organizatorëve për të mundësuar një platformë komunikimi, network-u rajonal për tipet “start-up” në kuadër të vitit “Tirana, Kryeqyteti i Rinisë 2022”, për të promovuar biznezet e vogla në rajon.

Zv/ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muça u shpreh në fjalën e saj se, ndërlidhja dhe komunikimi në rajon janë fushat kryesore të MIE-së.

“Kjo ministri e ka tashmë të intensifikuar, përpiqet shumë që të jetë edhe pranë të gjithë atyre që janë promotorët të zhvillimit ekonomik të vendit dhe më tej, dhe shfrytëzon këtë rast të shkëlqyer për të ndarë me promotorët rajonalë dhe ndërkombëtarë – përfaqësues shumë të nderuar të biznesit këtu”, tha Muça.

“Kjo ministri po përpiqet shumë të krijojë në terren, në infrastrukturë dhe pikërisht nëpërmjet korridoreve ajrore dhe tokësore, atë çka në fakt përbën infrastrukturën e të ardhmes, ajo e cila do të duhet të ketë ndërlidhjen me të gjithë ata partnerë rajonalë dhe ndërkombëtarë të cilët janë tashmë në planet e bashkëpunimit të kësaj ministrie deri në Bullgari”, theksoi Muça.

Ajo përmendi projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend si Korridori i 8-të, porti i Durrësit, aeroporti i Vlorës, të cilat sipas saj do të ndihmojnë për të arritur zhvillimin ekonomik e social.

“Është “One Balkan” emërtimi që i është dhënë këtij organizimi, i cili josh dhe tërheq qartësisht drejt asaj që duhet të ishte bashkëpunimi rajonal”, tha Muça.

E ftuar në aktivititet, Ines Muçostepa – Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, u shpreh për rëndësinë që sjell takimi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin, si panairi i rëndësishëm që bënë bashkë bizneset dhe në kuadrin e Western Balkan, ku aderojne 350 mijë biznese, me qëllim për ti dhënë një zë të përvashkët komunitetit në rajon dhe për ta promovuar Ballkanin si një destinacion i vetëm”, tha Ines Muçostepa – Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Israfil Kuralay – Nënkryetar i Dhomës së Tregtisë së Stambollit, theksoi miqësinë e mngushtë dhe vëllazërore të Turqsë me Shqipërinë,  e shkuara historike dhe kulturore midis dy popujve reflekton dhe pasqyron në mënyrë konstruktive marrëdhëniet midis dy vendeve. Ai vlerësoi panairin si një mundësi e mirë për bashkëpunimin.

“Më është dhënë nderi të flas në emër te bizneseve dhe fuqive ekonomike të Malit të Zi dhe për këtë dua t’ju falenderoj për ftesën. Ju ftoj te vizitoni stendat tona!”, Gëzim Hajdinaga, Përfaqësues i Partisë Kombëtare të Malit të Zi dhe Kryetar i Organizatës së Turizmit të Ulqinit.

Mirco Carloni – Zëvendëspresident i Rajonit Marche, Itali: “Faleminderit për ftesën dhe është shumë kënaqësi të jem i ftuar në këtë organizim fantastik.Ndonëse jemi dy vende të ndryshme, ne jemi vende me histori dhe me rëndësi kulturore që ngjajnë me njëra-tjetrën… le te themi që janë një! Ne jemi të lumtur qe jemi prezentë edhe në Shqipëri në kuadër të disa projekteve, përshirë këtu edhe evente të tregut elektronik në Dubai. Dua sërish t’ju falenderoj për këtë event!”

Ndërsa Maria Chiara Ingrosso – Përfaqësuese e Investitorëve nga Italia – Ajsia Bertozzi Group tha se, “Dua ta filloj duke ju falenderuar për këtë organizim në vendin tuaj të bukur. Sot ne jemi lider në tregun elektrik përshirë këtu pajisje në tregun farmaceutik, mjekësor, ushqimor etj. Kompania jonë garanton produkte dinjitoze dhe jo vetëm kaq, por edhe mbikqyrje të procesit – që nga zgjedhja e cilësisë së produktit e deri në fund. Ne ofrojmë besueshmëri dhe zgjidhje!”

Për gjithë guximtarët e risive dhe sipërmarrësit e mëdhenj, duhet të ekzistojë një zë nxitës dhe mbështetës. Klik Ekspo Group e ka fituar këtë zë përgjatë 30 viteve eksperiencë në zhvillimin e panaireve, në të qenit hapësira dhe ura e lidhjes së plot sipermarrjeve kombëtare e ndërkombëtare.

Në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës do të pasqyrohet një Ballkan pa kufij ekonomikë, sipas formave të shteteve dhe institucioneve shtetërore që do ta perfaqësojnë atë, duke krijuar njohje dhe lidhje të qëndrueshme social-ekonomike në rangjet e biznesit.  Me pavijone nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Herzegovina, Panairi i Tiranës do të prezantojë një eveniment që përfaqëson   rimëkëmbjen ekonomike, bashkëpunim dhe një epokë të re zhvillimi në rajon.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës prezanton hovin udhëheqës të shumë kompanive prestigjoze në Ballkan, po edhe përtej tij, nga sipërmarrjet e ndërtimit, energjisë e telekomunikacionit, deri tek ato të prodhimit ushqimor, farmaceutik e kozmetik. Nga bizneset e artit e kulturës, deri në hapësirat më inovatore të verarisë, të gjitha të përshkuara nga teknologjia më e kohës. Ky panair do të bëjë të mundur edhe jetësimin e disa prej aktiviteteve të bizneseve pjesëmarrëse, në mënyrë që vizitorët të mund të prekin për së gjalli kontributet e tyre. Seminare, Showroom-e, Prezantime Live, Aktivitete dhe Konferenca – e gjithë kjo për të përjetuar së bashku ngjarjen më të madhe të Biznesit.

Prezantimi  i Forumit të Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor do të jetë një ndër vlerat kyçe të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës të ketij viti.  WB6 CIF është një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë dhe industrisë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, për të ofruar zërin e përbashkët të komunitetit të biznesit në Ballkan.

Si promotor i iniciativave të mëdha, Klik Ekspo Group e lartëson identitetin kombëtar në sajë të ekspozimit të fuqive ekonomike shqiptare ndaj tregjeve ndërkombëtare, sikurse e përfaqëson fort mirë frymën e përkrahjes sociale shqiptare me mbështetjen e vazhdueshme kundrejt risive. Të qenit në një hap me zhvillimin teknologjik, social e politik e bën Klik-un të denjë për plane të ardhshme që investojnë në zërin shqiptar të sipërmarrjes, për të promovuar konsumin e prodhimit vendas, artin dhe kulturën shqiptare.