Diplomati Agim Nesho ka akuzuar kryeministrin se, me inceneratorët ka vjedhur deri në fund popullin dhe nuk mban përgjegjësi. Rama.‘Vetë drejtësia e re po bën një vetëvrasje, duke toleruar, justifikuar gjithë këto krime, që po ndodhin në Shqipëri, nga dita në ditë. Këta i kanë dhënë një pushtet absolut Ramës, ku ai e ka shumë të kollajtë që ai në një moment, ashtu siç e ka parashikuar, siç edhe e ka thënë; unë këta do i zëvendësoj me drejtësinë evropiane, me atë drejtësi normale siç duhej gjithmonë.
Pra i ka përdorur si Irenën, do i përdorë deri në fund dhe pastaj do i hedhë në kosh të plehrave se nuk i duhen më. Ai nuk mund ta lerë një SPAK me gjithë këto çështje, ku përfshihen vjedhje skandaloze. Çështja e inceneratorit është kryesorja që ai njeri e ka vjedhur këtë popull deri në fund dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Dhe ai nuk e lejon veten e tij që nesër- pasnesër kur të ndodhin konjukturat ndërkombëtare dhe që dihet se, kur fillon e mban shumë erë edhe të tjerët nuk të mbajnë se kanë frikën e vetes së tyre, ata që janë jashtë. Ky me ato veprime dhe mos veprime të SPAK kanë bërë një vetëvrasje të jashtëzakonshme. Nëse SPAK vepron me kohë vonesë dhe justifikon zgjedhjet e vjedhura dhe kjo gjë ka filluar që në 2017, kur dosjet kanë qenë të parapërgatitura që nga 184, që e ka dëgjuar i gjithë opinioni publik edhe Ramën duke biseduar me njerëz kriminelë, zyrtarë të lartë të partisë që koordinonin vjedhjen e votave. Prandaj është një situatë tepër kritike, kapje totale e shtetit. Shteti-njeri është sot Rama.