Ambientalisti Sazan Guri ngriti alarmin për situatën në Inceneratorin e Elbasanit, duke deklaruar se ai nuk është funksional dhe se kurrë nuk ka përmbushur objektivin për të cilin u ndërtua. Guri theksoi se pas përfundimit të afatit katërvjeçar të partneritetit publik-privat, inceneratori duhej të kalonte në administrimin e bashkisë, por kjo nuk ndodhi dhe sistemi i menaxhimit dështoi. “Nuk punoi në tërësinë e vet, metoda e zgjedhur ishte më e gabuara”, u shpreh Guri, duke shtuar se objekti nuk është as vend grumbullimi, pasi mungojnë masat teknike bazë për menaxhimin e mbetjeve. Sipas tij, inceneratori është kthyer në një vend hedhjeje të thjeshtë, që tashmë përfaqëson një rrezik serioz mjedisor.Guri paralajmëroi për pasojat e djegieve të pakontrolluara, që ndodhin jo vetëm në Elbasan, por edhe në Fier, Vlorë dhe qytete të tjera. “Kemi të bëjmë me një vullkan”, tha ai, duke theksuar praninë e metaleve të rënda dhe helmeve të rrezikshme në përbërje të mbetjeve që digjen.Guri: Inceneratori i Elbasanit nuk punon. Duhej të kishte kaluar në duart e menaxhimit nga bashkia pas 4 vjetësh, që ishte në kuadrin e një partneriteti privat, i cili nuk funksionoi. Nuk punoi në tërësinë e vet. Megjithëse ishte metoda më e gabuar e zgjedhur. Ai nuk është as vend grumbullimi, sepse grumbullimi presupozon se merr disa masa. Ai ishte thjesht një vend hedhjeje. Do vinte kjo ditë që djegiet janë të disa hershme. Jo vetëm në Elbasan, në Fier, në Vlorë, kudo. Kemi të bëjmë tani me një vullkan. Kemi të bëjmë me një lloj djegie duke qenë se ka të përqëndruar metale të rënda, helme.