Nesër do të lexoni/ Drejtësi:Ekspertimi i pavarur ligjorë nga “specialistë” jo ligjorë

685
Nga Miltiadh M. MUÇI
Me ndryshimet politike të vitit ’90 pritej të ndodhnin edhe ndryshimet juridike, në sistemin dhe veprimtarinë e organeve të drejtësisë, të prokurorisë e gjykatës, për të qenë sa më të pavarur nga strukturat e tjera të shtetit, legjislativë dhe ekzekutivë. Edhe pse kaluan 27 vjet diskutohet për reformat në drejtësi, midis të tjerash për ndryshimet në legjislacion, sidomos atij procedurial penal. Reforma më e fundit ne sistemin e drejtësisë “nisi me disa ndryshime në legjislacionin e së Drejtës Penale e Civile, për të cilat edhe pse nuk u kërkua aspak mendimi i ekspertëve të fushës së kriminalistikës, të mjekësisë, të sigurisë rrugore, etj, të cilat janë më të kërkuarat për prokurorët e gjyqtarët, në proceset e ndryshme penale dhe pse jo për çështjet civile, ekspertët e pavarur vazhdimisht janë treguar më të interesuarit, dhe kanë kërkuar që veprimtaria e tyre të mbështetet në ligj të veçantë, sikurse veprimtaria e avokatëve, noterëve e përmbaruesve. Ajo qe ka ndodhur me ekspertimin jo vetëm ka cenuar pavarësinë e ekspertëve, por nga prokuroria dhe sidomos gjykata me këtë cilësi thirren specialistë të fushave të rëndësishme, të pa përgatitur posaçërisht me njohuri të domosdoshme të së drejtës penale apo civile, sidomos të veprimeve në vendin e ngjarjes, të kërkimit, zbulimit, marrjes e shfrytëzimit të gjurmëve e prova materiale, të dokumenteve, etj. Për t’u bërë pjesë e diskutimeve dhe ndryshimeve në sistemin e drejtësisë, për t’u shkëputur nga sistemi i kaluar juridik i kontrolluar nga politika apo shteti ose pushteti, ekspertët e pavarur morën nismën dhe përgatitën draftin për “Ekspertimin e Pavarur Ligjor”, të të gjitha fushave të ekspertimeve më të kërkuara nga prokurorët e gjyqtarët dhe kapitullin “Mbi ekspertimin” në Kodin e Procedurës Penale dhe Civile…




Për më shumë nesër në gazetën “Telegraf”….
Sigal