Çaush Xhufi: Një zë i fortë kundër statusit “dele”!

281
Sigal

Zoti Rama, për afganët hape  hotelet me 5 yje, për kosovarët çadra dhe ombrella

-Shumë shqiptarë që ju dëmtuan shtëpitë nga tërmeti janë ende në çadra

Jo shpopullimit të Shqipërisë! Jo zëvendësimit të këtij shpopullimi me popuj të tjerë! Jo pranimit të refugjatëve pa zbatuar ligjet dhe eksperiencat botërore të sigurisë! Jo pranimit të refugjatëve pa “doganë”, pa dokumenta! Jo shkeljes së kërkesave të sigurisë duke i strehuar refugjatët e panjohur dhe me prejardhje të pa verifikuar në çdo vend të Shqipërisë (minimumi i pranimit të strehimit të tyre të përkohshëm në kampe të rrethuar – deri në nxjerrjen e dokumenteve dhe vizave amerikane – ashtu siç është deklaruar publikisht! Nuk duhet të jemi kundër pranimit të refugjatëve, por me rregulla e ligje si gjithë bota e zhvilluar! Pse nuk i pranon vetë Amerika këta refugjatë me ngut?! Pikërisht se zbaton këto ligje e rregulla! Po ne pse duhet t’i shkelim këto rregulla dhe norma ndërkombëtare me nxitim dhe krenari?!! Nuk u rrezikokemi ne si shtet i vogël dhe rrezikohet Amerika si shtet i madh dhe i fuqishëm ?! Kjo protestë është e drejtë dhe është një shkëndijë për një shpërthim të madh! Nuk duhet abuzuar me mikpritjen shqiptare! Zoti Rama! Merri futi refugjatët në kampe refugjatësh e jo nxirr nga shtëpia studentët dhe më pas i fut prapë! “Ti” fute në kampe e çadra një pjesë të konsiderueshme (se vërtetë shumë u strehuan në shtëpitë e shqiptarëve – por jo duke dalë vetë nga shtëpia!) të vëllezërve shqiptar të Kosovës në vitin 1999, dhe tani u qederoske kaq shumë dhe nuk i fut në çadra refugjatët e pa njohur?! Pse?! Ti liroke hotele e vila në zonën e preferuar të Durrësit, dhe le në çadra e gjëndje mizerable shumë familje të dëmtuara nga tërmeti – që u transmetuan këto ditë nga TV Top Shoë, pra akoma të pa zgjidhur, dhe s’paske se ku t’i strehoke njerëzit e tu, por strehoke të huajt e pa njohur dhe të pa identifikuar?! Po pse?! Atëhere pse bëhen këto gabime?! A janë thjesht gabime këto, apo shkelje të rënda të kryeministrit  Rama dhe qeverisë së tij të rëndësisë kombëtare?! Stop këtyre shkeljeve! Ne i respektojmë miqtë, I duam, I nderojmë, port të vijnë si miq, jo me nxitim dhe pa e ditur kush janë. Në kohë trazirash mund të dalë që një “mik” i panjohur mund të prish punë sa mijëra armiq të njohur. Fajin e ka populli. E kemi ne – që lejojmë pushtetarët të abuzojnë, të vjedhin pasuritë kombëtare, të shkelin ligjet, të mos qeverisin mirë ekonominë dhe vendin, e të gjitha bëmat e tjera të këqia të tyre! Duhet një zë i fortë për të mos pranuar statusin “dele”!