Vodhën me armë dyqanin në Shkodër, arrestohet pas 5 muajsh autori 18-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

187

SHKODRA

Sigal

Një prej autorëve të një grabitjeje të ndodhur 5 muaj më parë në Shkodër është arrestuar nga Policia.
Në pranga ka rënë një 18-vjeçar ndërkohë në kërkim është shpallur bashkëpuntori i tij.

Më 2 prill të këtij viti në fshatin Drisht, 18-vjeçari A.C, bashkë me bashkëpuntorin e tij D.Sh, vodhën dyqanin e shtetases Y.C.
Nën kërcënimin e armës ata i vodhën një shumë parash në dyqan.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shkodër/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Vihet në pranga 18 vjeçari i dyshuar si autor i vjedhjes me armë të një shume parash në një dyqan në fshatin “Drisht”.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë veprimeve profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin “Drisht”, ku nën kërcenimin e armës dy shtetas kishin vjedhur një shumë parash.

Si rezultat i veprimeve të kryera u bë e mundur, identifikimi, kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. Ky shtetas dyshohet se paraditen e datës 2 prill 2021 në fshatin Drishtë, në bashkëpunim me shtetasin D. Sh., kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në dyqanin e shtetases Y. C., një shumë parash.

Shtetasi D.Sh., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.