Bie me 12% numri i studentëve në 2021

271
Sigal

Këmbanë alarmi: Në vitin 2021 në auditorët e universiteteve do të ulen 12% më pak studentë ose rreth 15 mijë persona. Të rinjtë aplikojnë për azil dhe bursa në vendet e BEpër t’u arratisur nga Shqipëria. Sikur të mos mjaftonte kjo, një tjetër maskaradë po kryhet nga Institucionet Financiare “pirate” të cilat po grabisin studentët, nëpërmjet interesave bankare për borxhet e shpejta

 

Të rinjtë aplikojnë për azil dhe bursa në vendet e BE për t’u arratisur nga Shqipëria

Këmbanë alarmi: Bie me 5% numri i studentëve në 2021, Universitetet që humbën studentë dhe ato që fituan

 

Tkurrja e numrit të studentëve reflekton tre dukuri kryesore. Së pari rënien e numrit të lindjeve dhe plakjen graduale të popullsisë. Së dyti, nivelin e lartë të emigracionit

Në vitin 2021, në auditorë ka rreth 124 mijë studentë, sipas të dhënave që janë bërë publike nga INSTAT.

Ky është numri më i ulët i studentëve, të paktën që prej vitit 2017, kur raportohen të dhënat. Numri i tyre është 5% më pak se në 2020-n. Ndërsa në krahasim me vitin 2017, në banka ka 12% më pak studentë.

Tkurrja e numrit të studentëve reflekton tre dukuri kryesore. Së pari rënien e numrit të lindjeve dhe plakjen graduale të popullsisë. Së dyti, nivelin e lartë të emigracionit, sidomos tek të rinjtë. Të dhënat e Eurostat bënë të ditur se në periudhën 2019-2020, rreth 23% e aplikimeve totale për azil ishin nga grup mosha deri në 14 vjeç. Së treti, vitet e fundit, shumë studentë zgjedhin që të ndjekin studimet e larta jashtë vendit.

Arsimi publik vijon të tërheqë pjesën më të madhe të studentëve. Rreth 97.4 mijë të rinj ndjekin shkollën në një prej universiteteve publike, ose gati 79% e totalit. Megjithatë, numri i tyre ra me rreth 7.1% në 2021, në krahasim me vitin e mëparshëm.

Në universitetet private janë të regjistruar 26.4 mijë studentë. Ndryshe nga publiku, numri i tyre shënoi një rritje të lehtë me gati 4% këtë vit. Dekanët e universiteteve private pohojnë se këta të fundit kanë përfituar nga mbyllja që u shkaktua nga pandemia, për shkak se studentët nuk kanë arritur të ikin jashtë dhe për rrjedhojë kanë zgjedhur të regjistrohet në universitetet publike shqiptare.

Universitetet publike

Universiteti i Tiranës ka numrin më të madh të studentëve nga publiku, me 27% të totalit. Ky universitet pa një rënie me gati 8% të të regjistruarve në 2021, në raport me vitin e mëparshëm.

I dyti më i madh është Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, me 20% të totalit në publik. Ky universitet është bërë i preferuar vitet e fundit, pasi pa rritjen më të lartë të regjistrimeve në 2021, me rreth 5%.

Përveç Durrësit, Fakulteti i Mjekësisë ishte i vetmi që shënoi rritje të regjistrimeve me 4%, duke arritur në gati 6,700 studentë.

Rënien më të madhe e kishte Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, ku numri i të regjistruarve u tkurr me 40%, duke reflektuar dhe emigracionin e lartë të zonave të Veriut.

Më pak interes kishte dhe për Universitetin Bujqësor i Tiranës, që shënoi një rënie të regjistrimeve me gati 19%. Në Vlorë tkurrja ishte 9% dhe në Elbasan rreth 10% (shiko grafikun: Studentë për çdo universitet në arsimin publik).

Universitetet private

Më i madhi privat, sipas numrit të studentëve vijon të jetë “Albanian University”, me 15% të totalit, por që shënoi një rënie të lehtë të numrit të studentëve me 1%.

I dyti më i madh është “Universiteti Europian i Tiranës”, me 13.5% të totalit të studentëve në arsimin e lartë jo publik. Në 2021, numri i të regjistruarve në këtë universitet u rrit me 2%.

I treti renditet “Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë”, me 10% të totalit. Në këtë universitet numri i studentëve u rrit me 6.5% këtë vit.

“Epoka” është universiteti i katërt më i madh në vend, por që në 2021 pa rritjen më të lartë të të regjistruarve me 13%.

Burimi: INSTAT

Denoncimi/ Institucionet financiare “pirate” po grabisin studentët

 

Ish zv-kryeministri i vendit, Erion Braçe, ka sulmuar këtë radhë institucionet financiare “pirate” sipas tij.Braçe është shprehur se këto institucione po grabisin në një kohë të shpejtë shqiptarët duke u marrë për një borxh të vogël, një interes shumë të lartë.“Jeni ndjerë të  mashtruar dhe grabitur me borxh të shpejtë?Urdhëroni lexoni në foton e dytë; Është mesazhi që mora sot nga një student që edhe punon. Ka marrë një borxh të shpejtë në një institucion financiar borxhi,jo bankë dhe borxhi po e mbyt! E zuri kriza e Covid në 2019-2020,Nuk mundi të vijonte pagesat e rregullta nga shtatori në janar, vunë në lëvizje përmbarimin, tani i kërkojnë dyfishin e borxhit të marrë, i bllokojnë rrogën duke e zhytyr ne një gropë edhe më të thellë se ajo ku ishte kur mori një borxh të shpejtë! Kush i mbron keta të rinj, studentë?Askush!

Janë nën kamxhikun e ashpër të këtyre institucioneve financiare të borxhit.Askush nuk e di sa shumë janë!Po flas vetëm për këto institucione,në periferi të mbikqyrjes financiare, por të shtrira kudo në lagje qytetesh të mëdha,në qytete të vogla, madje deri nëpër fshatra.  Janë kthyër në makth borxhet e tyre të shpejta, me kontrata të paqarta, të dyshimta e që në fund qytetarët, por edhe bujqit i shquajnë si grabitje! Duhen mbrojtur njerëzit,nuk mund të grabiten kështu!

Deri tani, nuk ka asnjë institucion të qartë që mbron konsumatorin financiar nga keto institucione, nga keto borxhe dhe procedura që duken ai grabitje. Nuk ka as transparencë, as qartësi! Duhet të ndertojmë një agjenci të re, publike, e cila të mbroj konsumatorin nga borxhe të tilla, të dyshimta e jo te qarta,te institucioneve jo banka por edhe të bankave vete! Duhet bërë tani para se rreshti i njerëzve nën këtë rregjim borxhi të bëhet shumë shumë i gjatë dhe fatalist!