Arsyet dhe dëshirat
eklipsojnë njëra-tjetrën, pareshtur,
rreth boshtit kohor,
fitoreve momentale u gëzohen…
Gënjej veten
me pafundësinë e rrotullimeve,
dhe ritmin e mbajtur.
Kam ende kohë, kam ende forcë…
Në fakt e di shumë mirë
që kam nevojë për një kurdisje.
S’mund ta ha më veten më dhëmbë,
kam nevojë për ty, dashuri…
Dëshirat dhe arsyet
vazhdojnë rrotullimet, eklipset,
deri në ardhjen tënde!
Pastaj do të ketë vetëm dritë
brenda zemrës…



















