Arrestohet i dyshuari për plagosjen e sotme të dy personave në Bardhosh

271
Sigal

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për rastin e sotëm në Bardhosh ku u plagosën dy persona.

PK-ja ka njoftuar se janë bastisur dy lokacione dhe është arrestuar i dyshuari si dhe është konfiskuar një armë e zjarrit si provë materiale.

“Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri i cilësuar si “ Vrasje në tentativë”, të ndodhur sonte rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar. Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimim e një arme të zjarrit e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale.

Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë me qëllim të zbardhje sa më parë të këtij rasti”, thuhet në njofitmin e PK-së.