Tornado në Sidney, erërat arrijnë shpejtësinë 200 kilometra në orë

410
Pemë të rëna, linja energji e ndërprerë, shtëpi që kanë mbetur pa çati dhe përmbytje masive. Kjo është situata në Sidney të Australisë pas stuhisë së rrallë që goditi vendin me erëra që arritën deri në 200 km në orë dhe shira të fuqishëm. Stuhia e madhe çoi qytetin port dhe me temperatura që arrijnë në 25 gradë celsius thuajse në errësirë të plotë, teksa shërbimet meteorologjike njoftuan rreth mesditës banorët dhe institucionet për të marrë masat e duhura.

Shumë fluturime brenda dhe jashtë vendit u anuluan, disa shkolla dhe fabrika u mbyllën, kurse trafiku u përfshi nga kaosi. Sipas autoriteteve lokale, nuk ka të plagosur dhe dëmet nuk janë të përmasave gjigande. Por gjithsesi shumë ndërtesa janë dëmtuar, xhamat e kamionëve dhe makinave janë thyer, 6 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike teksa shërbimet emergjente kanë marrë më shumë se 200 thirrje për ndihmë. Në periferi të lindjes së Sidney, një qendër tregtare u evakuua teksa Australia po përjeton një model të motit të quajtur El Nino, fenoen i lidhur me thatësira ekstreme, stuhitë dhe përmbytjet.
Sigal