Po të botohej harta do të rrëfente në sytë e gjithë botës se Enver Hoxha po i bënte varrin Shqipërisë!

447

Një bashkëbisedim me Statujën në romanin e Kolonelit, Myslim Pasha

Albert Z. ZHOLI

  • Një kumt ideologjik i shkon Ramiz Alisë
  • Varri i Vetmuar ka zëvendësuar Statujën e Enver Hoxhës.
  • Një gabim njerëzor që mund të hidhte në erë të gjithë Institutin Topografik të Ushtrisë.
  • Ishte ngatërruar, forma e bustit me shenjën e Varrit të Vetmuar

Albert Zholi. Fabula dhe trilli ( fiksioni) letrar janë gatim që ngërthehet në romanet e Kujtesës si “Statuja”. Lidhur me këtë ia vlen që të ndriçojmë se “Varri i Vetmuar “, që erdhi tek Statuja e Enver Hoxhës, ishte një hamendje apo një ngjarja reale?
STATUJA:
Ishte një ngjarje reale, sigurisht!
E dridhshme, e pazakonshme por që u fshi shumë shpejt!
Para do ditësh, kur STATUJA sapo kish dalë në qarkullim, takova një nga kolegët e mijë oficerë, topograf të Forcave të Armatosura, Osman Tomen. Dhe ia kujtova Kujtesën! Kemi qeshur me të madhe tani që kanë kaluar shumë vjet. Ishte viti 1979. Kishin ndodhur shumë tronditje të mëdha politike dhe ideologjike në Shqipëri. Grupet armiqësore! Osmani po hartografonte qytetin e Fierit. Ishte duke vizatuar qendrën kundruall. Teatrit “Bylis”. Paradite mblidheshin të dhëna, ndërsa pasdite, në çadra bëhej vizatimi. Nuk kish shumë kohë dhe në mes të lulishtes së Fierit, ishte vendosur busti i Enver Hoxhës. Ishte një simbol, i cili jo vetëm e zbukuronte hartën që po bëhej, por ai si kudo përbënte gravitetin e jetës dhe pikën e epërme të kultit të padiskutueshëm të tij. Këtu filloi një proces shumë i ndjeshëm dhe alarmant. Gjatë kohës që Osmani vizatonte shenjat, simboli i Statujës, u vizatua me shenjën e gabuar, tmerrësisht të gabuar e aq shumë fatale. Ishte ngatërruar, forma e bustit me shenjën e Varrit të Vetmuar. Ky varr në mes të Lulishtes, në mes të qytetit Myzeqar, në kohë të revolucionarizimit, sikur ta kishte dërguar një dorë e Djallit, një penë armike, një Projekt fatal! Mbasi harta origjinale ishte standardizuar erdhi koha që unë si Inxhinier i Sektorit të kontrolloja hartën dhe përkatësinë e saj. Aty unë sapo dallova shenjën, vura duar në kokë, sytë m’u errësuan, përqasja bëri punë e saj, Kulti i Enverit dhe simboli i tij, më goditën. U ngrita me të shpejtë dhe e vura në dijeni Osmanin se ç’i kishte ndodhur. Kuptohej se gjithçka që kishte ndodhur ishte një gabim njerëzor. Ky gabim mund të hidhte në erë jo vetëm një individ apo dy, por të gjithë Institutin Topografik të Ushtrisë. Ja këtu fillon fabula e STATUJËS.
Albert Zholi: Tema që shtjellohet, sa më shumë që kalon koha aq më e qartë, bëhet. Kjo është e kuptueshme. Pyetje e dyshime të mëdha, më dalin mua në të sotmen e jo në një kohë kur ajo dritë e STATUJËS, ishte gjithëkombëtare, ishte historike, synonte për përmasa botërore, sepse bëhej fjalë për Marksizëm Leninizëm dhe Diktaturën të Proletariatit…Kështu ravijëzohej në mendjen tonë asokohe.
STATUJA: U thirr me të shpejtë Mbledhja e Organizatës së Partisë. Informacioni kish rrjedhur gjer në sektor, por ai nuk ishte bërë i ditur në hierarkinë e epërme, mbasi kjo ishte shumë shumë e rëndë. Organizata kishte ngrirë!

-“Kush e ka dërguar këtë shenjë hartografike në hartën e jetës sonë! Ëë!”
“Na e thuaj shoku Osman, e na e shkoqit se ç’përgjigje do t’i japim partisë dhe Shokut Enver për këtë që ka ndodhur!?”
Makthi na kish gllabëruar. Të gjithë e dinin se kjo kish qenë vetëm një gabim njerëzor e as na shkonte mendja se mund të kishte dorë armiku.

-“ Edhe një herë po të them, ai që e ka bërë këtë punë duke e zëvendësuar STATUJËN e Enver Hoxhës me një Varr të Vetmuar…vetëm kaq do të duhet që Shqipëria të ulërijë në kupë të qiellit.”-tha njëri nga ne ekstremistët e Organizatës!

Kjo është një ngjarje e jetuar. Këtë e kujtuam atypari edhe me Osman Tomen.
Albert Zholi: Pastaj u gjet besoj një shpëtim. Por informacioni kish shkuar më lart, në Komitetin e Partisë së Ministrisë së Mbrojtjes, në Aparatin e Komitetit Qendror, në Sigurimin e Ushtrisë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme…por vetëm si një sinjal i mendjes së thellë….se ehu…sa bën e si bën…si vjen… gjer në rrënjë, për të helmuar dhe asgjësuar epërsinë e lartë paranojës së Diktatorit?

STATUJA: Këtu e tutje, edhe më lartë, trilli dhe fiksioni letrar ka bërë punën e tij. Organizimi letrar dhe romanesk çon e tenton të gjejë, se ku pulson ajo që rrëfyem në fabul. Një kumt ideologjik i shkon Ramiz Alisë. Ai merr vesh se një kuadër që ishte Kandidat për Njeri të Ri, pikërisht ai që kishte bërë propozim që të gdhendej një mal në jug të Shqipërisë, me pamjen e profilit më të afërt të Udhëheqësit e t’i bëhej një skulpturë gjigante, pikërisht atij i japin në dorë për të bërë ekspertizën e gabimit hartografik të ngatërrimit të shenjës së Statujës me Varrin e Vetmuar. Ai vetëm sa shkroi se “ …po të botohej e shumëfishohej kjo hartë, ajo do të rrëfente në sytë e gjithë botës se Enver Hoxha i paranojës Utopike po i bënte varrin Shqipërisë!” . Vetëm kaq! Njeriu i Ri Erson Pirgu, për këto mendime që i shkroi në ekspertizë, u dyshua se edhe në kokën e tij ka lakra, dhe që kjo kërkonte trushpëlarje dhe vëzhgim shtypës e shformim njerëzor, tipar i të gjithë diktaturave.

Pjesë nga romani “Statuja”

Gdhendja e kokës së malit

– Maksut Bigorri u hutua dhe iu krijua një̈ rrudhë, në cep të buzëve të holla si presë sëpate. “Pse i keni futur o cerët te kontingjenti i Njerëzve të Rinj? Kemi bërë shpjegime të hollësishme e duhen parë modelarët. O cerët, nga detyra që kanë ndaj atdheut e mbajnë vdekjen me vete, shekun dhe qesen e helmit dhe lavdinë mbi supe ! “, tha Shoqja Xh. Pastaj shtoi si qortim: “Shoku Maksut, pse nuk mbani shënime!?”, u shpreh ajo. “I kam në tru fjalët e Partisë, shoqe ! Ja tani po i shkruaj!”, u kruspullos ai. Në këtë çast eta u lëkund nga era dhe o cer Erson Pirgu ra në një ëndërrim për diskutimin elektrizues që s’kishte fare lidhje me realitetin ekonomik dhe politik të Shqipërisë. Ai po thoshte: “Kam edhe diçka tjetër. Dje sapo kam zbritur nga mali Bureto. Ne ishin përballë forcave greke që po kryenin manovra kërcënuese përtej ku rit të Shqipërisë sonë shkëmb graniti”. Shoqja Xh. lloi të shënojë ca fjalë simbolike, me pikëpyetje nga pas, si miza të holla e të përdredhura. “Unë jam hartograf dhe ne vizatojmë portretin e Shqipërisë. Sikur të shkoni në zbor apo në ekskursion ushtarak, në kreun verior të Buretos, mali shikon nga veriperëndimi me një plastikë që i ngjan shokut Enver. Mbilleni shikimin e vëzhgoni !” Salla pati një qetësi të ngrirë. “Shoqja Xh. dukej sikur po thoshte me vete: “Ç’janë këto hartime nxënësish?”. Pastaj palosi fletën si e mërzitur. “Aty sikur ta kesh gdhendur profilin e shokut Enver!” Salla e Njerëzve të Rinj u ngrit në këmbë. Shoqja Xh. uli kokën dhe nuk u ngrit si gjithë të tjerët, mirëpo kur filluan “Enver! Enver” ajo lëvizi kokën dhe shtatin. Maksut Bigorri, përgatitësi kryesor i kuadrit të Ri, i çeli dhëmbët e rrallë dhe qepi sytë për ta shquar më qartë Shoqen Xh., nëse po reflektonte diçka të veçantë apo jo. Kur u ulën, Erson Pirgu vijoi: “Atje skulptorët duhet të gdhendin portretin e përjetshëm të shokut Enver Hoxha. E kam si propozim për këtë konferencë të Njerëzve të Rinj”. Entuziazmi kishte pushtuar sallën dhe sytë e të gjithëve ishin drejtuar nga shoqja Xh. Oficeri u ul i përskuqur, i duartrokitur, zemër gufuar nga epërsia e menjëhershme që fitoi. Ndërkaq shoqja Xh. nga presidiumi, sapo kishte filluar për të sqaruar këtë propozim fishekzjarr… “Fjalët që dalin këtu janë sythe komunikimi, të cilat prijnë. I ka Partia si rreze mëngjesi. Por, duhet që ju kandidatët për Njerëzit e Rinj ta kuptoni thelbin e propozimit të zemrave tuaja. Partia jonë është kundër Kultit të Individi) – malet janë fytyrë e Shqipërisë. Njerëzit e Rinj duhet të punojnë që ta çojnë farën deri në majë të shkëmbit dhe poshtë tyre të hapin tunele. Ja, kjo është fytyra e shokut Enver!”, e mbylli ajo sqarimin. Gjatë pushimit i kërkoi Maksutit që të takohej me Ersonin. Ai iu afrua i ndrojtur duke e nderuar me grusht, “Sipas urdhrit tuaj paraqitem!”. Shoqja Xh. buzëqeshi dhe pastaj i dha dorën. Sipër syrit të saj, varej një fill mistik – kështu iu duk atij, mes emocionesh që e pushtuan. “Shoku Erson”, filloi ajo. Dukej që sapo ishte graduar, se nuk fitohej kaq kollaj fjala ‘shok’, çka duhej ta meritoje. “Arrita kaq lart, kaq shpejt !”, i vetëtiu atij. “Shoku Erson, të të pyes, kujt klase i përket ti?” Zëri biskonjë i Shoqes Xh. e lidhi. “Fshatar i varfër, shtëpi-djegur… dhe pa e pangopur barkun me bukë”, e tha shkurt dhe prerë atë të vërtetë, me mburrje. “Ajo puna e gdhendjes së malit, na habiti”, i tha ajo. “Përvoja e Kinës me Mao Ce Dunin gdhendur në një mal të tyre”, plotësoi ai me krenari. “Neve na interesojnë njerëz të thjeshtë të padukur më parë, si Shkurte Vata, Hekuran Zenuni, tashmë të vdekur, janë të gjallë e janë ndë jetë; Fuat Çela e Mitro Kukuzeli, Isuf Plloçi i djegur me teserën e Partisë të kapërdirë në organizmin e tij. Ne jemi vidha të revolucionit, ne duhemi çuar atje ku e kemi vendin, të mbërthehemi, të përputhemi e të shtrëngohemi!”, vijoi ai i çliruar nga afërsia e diskutimit të Shoqes Xh. për gdhendjen e kokës së malit.